Polici i vendos gjobë në orarin që parkimi ka qenë i paguar, qytetari në Tiranë bën veprimin e pazakontë

Ky qytetar në Tiranë ka printuar fletën e gjobës që i ka prerë policia dhe mesazhin që tregon se parkimi në atë orar kur është vendosur gjoba (16:31) ka qenë i paguar.
Veprimi i pazakontë është fotografuar në zonën e Bllokut, pranë rrugës Sami Frashëri.
Fletën ku ka printuar gjobën dhe mesazhin që tregon se parkimi ishte paguar, banori e ka vendosur në xhamin e makinës, duket për ta parë të nesërmen, polici që ka bërë gabimin.
Gjoba është vendosur në orën 16.31, ndërkohë që parkimi ka qenë i paguar nga ora 16.08 në 17.08
Pasi i tregon orarin e paguar të parkimit dhe orarin e vendosjes së gjobës, qytetari i ka shkruar policit “Më ke 10 mijë lekë borxh, shoku”.