3 Dhjetor, 2023

Plas sherri në zyrat e PD, njeriu i Berishës tenton t’i nxjerrë me forcë punonjësit e Bashës: E hedhin nga shkallët

 Plas sherri në zyrat e PD, njeriu i Berishës tenton t’i nxjerrë me forcë punonjësit e Bashës: E hedhin nga shkallët

Janë shënuar incidentet e para pas mësymjes së Sali Berishës në selinë e PD-së krah Sali Lushës dhe ish-biznesmenit të lojërave, Myftar Lumneshi.

Kryetari i FRPD Kuçovë Ardit Benja ka hyrë në zyrat ku punojnë funksionarët e Partisë Demokratike, duke kërkuar që të largohen që aty.

“Ju jeni punonjësit e Lulzim-pengut dhe nuk pëfaqësoni PD-në. Largohuni menjëherë që këtu”, mësohet të jetë shprehur.

Pasi ka hasur në rezistencën e disa punonjësve, Benja ka ushtruar dhunë verbale e më pas është konfrontuar fizikisht për të kërkuar boshatisjen e zyrave.

Atë e kanë shtyrë dhe ka rënë nga shkallët, çka tensionuar edhe më tej situatën.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *