4 Qershor, 2023

Afera me kandidaten e Vlorës, pas aludimeve për divorc Monika Kryemadhi kujton puthjen e parë me Metën

 Afera me kandidaten e Vlorës, pas aludimeve për divorc Monika Kryemadhi kujton puthjen e parë me Metën

Çifti Kryemadhi-Meta si sot 28 vite më parë kanë shkëmbyer puthjen e parë.

E në këtë ditë kaq të veçantë ka qenë vetë Kryemadhi ajo e cila ka postuar një video të një çifti të cilët në ditën e dasmës së tyre shfaqen duke kërcyer me njëri-tjetrin.

Në videon e publikuar kryetarja e LSI-së ka etiketuar bashkëshortin e saj, presidentin Ilir Meta, postim të cilin e ka shoqëruar dhe me një “emoji me fytyrë dhe zemra”.

Prej kohësh në fakt, është folur për një divorc të mundshëm të tyre.

Kjo, sidomos gjatë fushatës së 25 prillit, kur Ilir Meta ngrysej e gdhihej në Vlorë, pasi u fiksua me një prej kandidateve të LSI.

Ilir Meta ka vite që përflitet se ka pasur lidhje paralele, sidomos me kandidatet e reja të LSI, të cilat kanë bërë që marrëdhënia e tij me Monika Kryemadhin të jetë e tensionuar dhe gati në prag ndarje.

Por me sa duket tashmë janë qetësuar. Të paktën për momentin.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *