30 Nëntor, 2022

Plani “sekret” i Berishës: Më 11 dhjetor mbledh 22 mijë njerëz, pas Kuvendit do pushtojë selinë e PD

 Plani “sekret” i Berishës: Më 11 dhjetor mbledh 22 mijë njerëz, pas Kuvendit do pushtojë selinë e PD

Tashmë nuk ka më asnjë hezitim në shkarkimin e Lulzim Bashës me 11 dhjetor.

Drejtoresha e komunikimit të ‘Foltores’ Floriana Garo ka njoftuar se Kuvendi i 11 dhjetorit do të nisë në stadiumin Air Albania dhe do të përfundojë në selinë e PD.

Ajo theksoi për mediat se Kuvendi do mbahet në Air Albania dhe se do të nisë rreth në orën 10.

Janë mbledhur rreth 5200 firma të delegatëve. Delegatët që kanë firmosur do të jenë në një zonë krejtësisht të veçuar nga pjesa tjetër e simpatizantëve, anëtarëve dhe të gjithë atyre që duan të jenë prezent.

Kuvendi do të nisë në Air Albania dhe do të përfundojë në selinë e PD-së.

Mësohet se do jenë 22 mijë demokratë në stadiumin “Air Albania” që do të ndjekin punimet e Kuvendit Kombëtar në stadium, të cilët pasi të mbarojnë punimet do të vërshojnë drejt selisë blu.

Aty nëse do ketë polici të thirrur nga Lulzim Basha do kemi paksa “nxemje” mes palëve, por në selinë e PD-së do hyjë Berisha dhe krejt drejtuesit e kësaj force politike e ku në oborr do jenë demokratët.

Të nesërmen Lulzim Basha dhe Gazmend Bardhi mund të hyjnë në selinë blu vetëm si deputetë të PD.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *