9 Qershor, 2023

Plaku Sali nuk ikën pa vdekur

 Plaku Sali nuk ikën pa vdekur

Nga Bledi Mane

Mëngjesin e së dielës së 25 qershorit 2033 plaku 89 vjeçar i shtyrë në karrocë me rrota nga një shërbëtor militant besnik pasi votoi në ambientet e Liceut Artistik dha një deklaratë të shkurtër për gazetarët.

I dridhej edhe trupi nga mosha, i dridhej edhe zëri nga ankthi:

-Kësaj here me votën tonë të lirë do e mundim komunistin dhe veglën sorosiane Edvin Kristaq Rama.

Vota jonë, votë për të ardhmen e fëmijëve tanë!

Plaku vuante nga skleroza dhe s’kishte si ta dinte që Edi Rama nuk merrej më me politikë, nuk dinte gjë që George Soros kishte vdekur, madje edhe Armina ishte ndarë nga burri se Shkëlzeni ishte lidhur me shokun e qelisë së burgut, një xhepist profesionist i trenave express Tiranë-Rinas-Durrës…

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *