2 Shkurt, 2023

Pikëpyetjet: A mund të bëhet president i Shqipërisë, dikush që pretendon të bëhet mbret?

 Pikëpyetjet: A mund të bëhet president i Shqipërisë, dikush që pretendon të bëhet mbret?

Një ditë më parë, Top Channel linte të kuptonte se princi Leka Zogu mund të jetë kandidat për president.

Për këtë thuhej se janë duke lobuar amerikanët.

Nëse është e vërtetë, kjo gjë do të shkaktonte debate të forta, duke parë të kaluarën e familjes së tij, por edhe sepse është non sens që një person që pretendon të jetë princ, të bëhet president.

Kjo, duke qenë se nëse mban titullin e princit, pretendon të bëhesh mbret, jo president, dhe që Shqipëria është mbretëri, jo Republikë.

Megjithatë gjithçka mund të ndodhë, duke parë që jetojmë në një vend si Shqipëria.

Për më tepër që Leka ka pranuar të punojë edhe si këshilltar i Bujar Nishanit kur ishte president, jo më ta propozojnë atë vetë për president, që do të pranonte me vrap.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *