5 Dhjetor, 2022

Përkimi cinik: mbi tokën e kujt banonte nënë Liza e “5 Majit”?

 Përkimi cinik: mbi tokën e kujt banonte nënë Liza e “5 Majit”?

Një përkim realitetesh që tregon paradokset e thella të shoqërisë postkomuniste shqiptare, është hasur së fundi në rastin e banorëve të “5 Majit” në Tiranë.

Siç dihet, nga një pjesë e tyre po protestohet pasi nuk pranojnë t’u shemben banesat, ndërtuar pas viteve ’90, diku me leje e diku pa leje, diku duke e blerë tokën e diku duke e zaptuar, pasi bëhet fjalë për një zonë me ndërtime të nisura si informale në post-komunizëm.

Së fundi, qeveria ka vendosur të ndërtojë aty apartamente për të pastrehët e tërmetit, njëherësh duke e urbanizuar e modernizuar zonën, ku ata që do u shemben banesat do kompensohen me aq metra katrorë që u janë prishur. Por kjo ofertë, për dhjetra arsye të tyre, nuk pranohet nga ata. Dhe ndër të rebeluarat me këtë zgjidhje është dhe nën Liza, zbritur aty nga veriu.

Me gjasë, nisur nga fraza që ajo i tha Ramës – Pse na latë 30 vjet me ndërtu? – pra, pse na latë me shkel ligjin, banesa e saj ka qenë mbi një tokë të zaptuar. Dhe pronar i saj ka rezultuar, cinikisht, i ati i deputetes socialiste Klotilda Ferhati(Bushka), e cila jo vetëm kaq, por ditë më parë do qe përballë nënë Lizës në komisionin e ligjeve, ku pati një trajtim të çështjes së “5 Majit”, si kryetare e këtij komisioni.

Por mësohet se ajo, në respekt të pozicionit të saj politik, nuk ka pranuar të bëjë me dijë këtë fakt, duke mos iu bindur as këmbënguljes së të atit, që t’i bëjë me dije nënë Lizës apo dhe publikut, se gruaja e moshuar e zbritur nga veriu, ka ndërtuar paligjshmërisht në tokën e saj, më saktë të babait të saj.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *