1 Tetor, 2023

Pentagoni në alarm: Pas 6 muajsh ISIS-K mund të sulmojë Amerikën

 Pentagoni në alarm: Pas 6 muajsh ISIS-K mund të sulmojë Amerikën

Organizata ISIS-K në Afganistan mund të jetë në gjendje të sulmojë objektivat ndërkombëtare, përfshirë SHBA-në, brenda gjashtë muajve.

Ky është alarmi i ngritur në Kongres nga nënsekretari amerikan i Mbrojtjes, Colin Kahl, i cili shpjegoi se për momentin është e vështirë të përcaktohet se sa shumë janë në gjendje të sulmojnë talebanët të luftojnë xhihadistët e Shtetit Islamik.

Zëvendës Sekretari i Mbrojtjes në Kongres, dha një pamje të errët bazuar në informacionin e mbledhur nga “007”-at amerikane pas tërheqjes së trupave të fundit nga Kabuli.

Militantët e ISIS-K, në fakt po përgatiten të bëjnë hapin e madh me një ofensivë jashtë kufijve të Afganistanit, me mundësinë e një sulmi edhe direkt në tokën amerikane.

Megjithatë shpjegoi Kahl, për momentin, për shërbimet amerikane, rreziku i sulmeve në shtëpi mbetet në nivelin më të ulët që nga 11 shtatori 2001.

“Komuniteti i inteligjencës, – tha zyrtari i lartë i Pentagonit, – konsideron se si ISIS-K ashtu edhe Al Kaeda kanë synimin të kryejnë operacione të jashtme, përfshirë kundër Shteteve të Bashkuara, por aktualisht nuk e kanë kapacitetin. Megjithatë, Isis-K mund ta arrijë këtë kapaciteti në çdo kohë në gjashtë apo dymbëdhjetë muaj, ndërsa Al Kaeda në një ose dy vjet”.

“Ne jemi mjaft të sigurt për këtë dhe duhet të jemi absolutisht vigjilentë ndaj kësaj mundësie”, shtoi Kahl, duke theksuar nevojën për të mos lejuar që grupet terroriste në fjalë të zhvillohen pa asnjë kufizim apo kontroll.

Fjalët e zv.sekretarit amerikan të Mbrojtjes, nxjerrin në pah një shqetësim që po përhapet prej disa kohësh, jo vetëm në Uashington, por në të gjitha kryeqytetet perëndimore.

Ndërkohë, debati mbi pasojat e tërheqjes dramatike të trupave amerikane nga Afganistani pas njëzet vjet konflikti mbetet i gjallë. “Lufta siç e kemi njohur deri tani ka përfunduar, por kërcënimi i terrorizmit mbetet”, mbylli dëshminë e tij Kahl.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *