Pëllumb Xhufi: Rama do të bashkojë Shqipërinë me Kosovën, meriton lavdërime nga gjithë shqiptarët

Historiani Pëllumb Xhufi u shpreh se është gjë e mirë që kryeministri Rama e mban ndezur idenë e bashkimit kombëtar.
Ai theksoi se një bashkim i tillë është një aspiratë kombëtare, por sigurisht që nuk do të ndodhë së shpejti, pasi ka një sërë vështirësisë për tu kaluar.
Xhufi: Mua më pëlqen që e mban ndezur idenë e bashkimit kombëtar Edi Rama. Bashkimi i vendit tonë me Kosovën në fakt përfshin shumë faktorë.
Në këtë aspekt e konsideroj si pozitive që herë pas herë, duke shkuar edhe në caqe, ai bënë mirë që e ngre çështjen e bashkimit kombëtar.
Kjo nuk është çështje ore, apo e shpejtë. Ne jemi të ndërgjegjshëm që është një problem që ka shumë faktorë dhe kërkojnë kohën e tyre. Edhe në nuk është se jemi të përgatitur.
Kemi përplasje edhe në çështje banale ku ka gjëra për tu zgjidhur. Ne jemi një popull, por dy masa me temperatura të ndryshme.