PD nga dje ka vdekur o njerëz

Nga Endri Tafani
Duhet kuptuar që PD si forcë politike e të ardhmes ka vdekur. Kushdo që të jetë në krye të saj për publikun e gjerë do jenë gjithmonë në mendje imazhet e shkallëve për të hypur aty, si për të pushtuar kështjellë dhe përplasjet fizike.
Në sytë e shqiptarëve imazhi i PD është damkosur përfundimisht dhe nuk merr vota për të qenë shumicë.
Bashkë me imazhin e PD kanë vdekur politikisht dhe figurat politike që morën pjesë në këtë përplasje. Që ngjarjet rrodhën në atë atë pikë është faji i tyre. Të kuptohemi. Do ketë akoma që votojnë figurat aty, por numrat nuk do jenë kurrë për shumicë.
Do kishte qenë mirë siç e kam thënë më parë që gjithë energjia e foltores të shkonte për një parti të re. Nuk u bë e tani janë ngërthyer në një luftë për një seli. Luftë nga e cila nuk mund të heqë dorë asnjë palë.
Basha nuk mund të heqë dorë pasi është e vetmja kartë e tij për të qëndruar në politikë. Do e mbaj atë post me çdo çmim, Dhunë, Polici, Gjykata.
Nga ana tjetër Berisha e mbështetësit e tij nuk mund të heqin dorë nga kjo luftë e nisur. Përtej anës personale është dhe çështje imazhi e marketingu politik. Nëse nuk heq dot Bashen nga një copë kryetarlliku e godine kur nuk ka asnjë mbështetje popullore, si mund të pretendosh të heqësh Ramen nga pushteti?
E ndërsa palët do jenë mbërthyer në këtë luftë të kotë, do konsumohen e përçahen akoma më tepër e ndërkohë vitin tjetër janë zgjedhjet lokale.
Është e qartë që PD në atë pikë që është tashmë dhe në të ardhmen për sytë e shumë shqiptarëve nuk mund të paraqesë një alternativë fituese ndaj Erjon Velise në Tiranë dhe të ngjashmeve të tij në rrethe.
Përsa kohë që nuk dalin forca të reja politike mund të themi që sot PS gëzuar mandatin e radhës në zgjedhjet lokale.
Parti të reja mund të dalin, por ato prapë nuk mund të kapin numra fitues për shumë arsye. Por nga ana tjetër duhen mbështetur dhe nga elektorati që ka votuar historikisht PD sepse janë e vetmja alternativë për të kapur shumicën e votave. Maksimizimin e tyre.
Këtë duhet ta kuptojë në rradhe të parë elektorati që ka votuar historikisht PD dhe që sa herë kane dale alternativa jashtë saj i ka sulmuar gjithmonë si armiq.
Duhet një shkëputje è plotë nga e kaluara dhe një mentalitet i ri në politikë. A janë të gatshëm të pranohen figura të reja jashtë PD dhe të krijohet një alternativë e re, e besueshme opozitare, apo do vazhdohet me sulmet dhe luftën e brendshme pa kuptim është pyetja.
Këtë vit do marrë përgjigje.