21 Shtator, 2023

PD në sherr për selinë, Erion Braçe bën opozitën: Thërret Qeverinë në interpelancë për rritjen e çmimeve

 PD në sherr për selinë, Erion Braçe bën opozitën: Thërret Qeverinë në interpelancë për rritjen e çmimeve

Pas kritikave të vazhdueshme për rritjen e çmimeve, deputeti i PS-së, Erion Braçe ka vendosur të pyesë drejtpërdrejtë qeverinë për situatën e krijuar.

Me një postim në Facebook, ai ka bërë me dije se ka thirrur në interpelancë Qeverinë, teksa shkruan se është pikërisht detyra e tyre që të vendosë çmime të drejta për lëndët e para dhe produktet e bujkut.

“Për bujqit! Për punën! Për çmimet! Interpelanca në kuvend me qeverinë! Çmimet e ushqimeve/ perimeve frutave të freskëta janë rritur, por jo fermeri!

Ndërkohë, çmimet e lëndëve të para në bujqësi janë trefishuar! Kostot e bujku janë rritur, çmimet e prodhimeve të tij jo! Raportimi mes çmimit të inputeve dhe çmimit të produktit të bujkut është tmerrësisht i padrejtë.

1 kg ure kushton 110 lekë, por 1 kg grurë kushton 30 lekë; 1 kg dap kushton 110 lekë, por 1 kg misër kushton deri 38 lekë; 1 kg nitrat kushton 90 lekë, por 1 kg domate (më e mira) kushton 50 lekë!

Çmimet e drejta të lëndëve të para, por edhe produkteve të bujkut, janë detyrë e qeverisë”, shkruan Braçe.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *