4 Dhjetor, 2022

Partia e Kunatit në krizë emrash: Si u katandis ish-PD, në një grup mercenarësh familjarë

 Partia e Kunatit në krizë emrash: Si u katandis ish-PD, në një grup mercenarësh familjarë

Të dielën në mbrëmje, pasi u mbyllën primaret në Partinë Demokratike, një proces historik i shprehjes së vullnetit të lirë nga anëtarësia, një meme nisi të shpërndahej me shpejtësi në mediat sociale.

Ishte ‘lista’ e kandidatëve e Lulzim Bashës për gjashtë bashkitë ku do të garohet më 6 mars. Në çdo bashki kishte vetëm një kandidat: Enkelejd Alibeaj. Ironia ishte e qëllimshme: teksa PD po mbante primare, Bashës i kishte mbetur vetëm një grup mercenarësh pas vetes.

“Njëri kat i Partisë Demokratike shërben vetëm për biznes,” do deklaronte para pak ditësh gazetari Ylli Rakipi. Pikërisht ai kat që demokratët tentuan ta pastrojnë më 8 janar.

Por më shumë se një biznes, Partia e Kunatit është katandisur në një biznes me mercenarë familjarë në poste drejtuese.

Simboli i gjithë kësaj është ajo meme. Enkelejd Alibeaj është njeriu që drejton degën e Vlorës, të Fierit dhe së fundmi edhe atë të Shkodrës. Jo vetëm kaq, portofolit të tij prej shtatë postesh i shtohet edhe ai i kryetarit të grupit dhe nënkryetarit.

Arta Sakja, një personazh i panjohur në skenën politike, u katapultua në krye të forumit shumë të rëndësishëm, në drejtimin e Këshillit Kombëtar. Bashkëshorti i saj është kryetar grup-seksioni, kurse vëllai i saj, Isa Sakja është kryetar i degës bastion së PD-së në Kavajë, aty ku PD nuk po ngre kokë prej kohësh.

Një arsye e fortë se përse Kavaja as në këto zgjedhje nuk u duk gjëkundi, lidhet edhe me Grida Dumën, që duhej të punonte në këtë zonë për 25 prillin. Megjithatë humbjet e njëpasnjëshme kudo që shkon, nuk e ndalën Dumën që të sulmonte në një studio televizive kandidatin e demokratëve për Durrësin, Ardian Mukën.

Për çdo komentues, ky ishte kulmi i ironisë pasi ishte Grida Duma që groposi edhe Durrësin kur kandidoi, ndërkohë që Muka fitoi primaret me rezultat të thellë nga vota e anëtarësisë demokrate.

Por Duma është një tjetër mekanizëm i mercenarizmit, që tregon krizën e emrave në PD. Partneri i saj, Ervin Salianji është drejtues politik në Korçë, kurse babai i tij ishte delegat në Kuvendin qesharak të 1900 karrigeve.

Lista vazhdon edhe me personazhin tjetër të memeve, të katapultuarin si deputet, kamikazin që i fyen demokratët si serbë: Kreshnik Çollakun. Motra e tij, një ish-nëpunëse e lartë e socialistëve, tani është kryetare e një grup seksioni të PD-së në Tiranë.

Ka shumë studiues që rrahin mendime se përse është katandisur në këtë gjendje demokracia në mbarë botën. Një ndër arsyet themelore lidhet me gjendjen e mjeruar të partive politike në opozitë.

Struktura familjare e biznesit që ka ngritur Basha në vend të PD-së është ilustrimi më i hidhur se përse jemi në këtë gjendje. Jo vetëm si opozitë, por edhe si vend.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *