Paralajmërimi i Ogerta Manastirliut: S’do lejoheni në lokale dhe institucione pa u vaksinuar

Ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastiliu tha sot në Kuvend se do të vendoset “green pass” për të hyrë në lokale. Pra çdo qytetar duhet të jetë i vaksinuar që të futet në lokale.
“Do ta vendosim “green pass” në lokale dhe në strukturat e tjera të shërbimit“,- tha ministrja e Shëndetësisë.
Manastirliu tha se në shumë vende europiane qytetarët futen në restorante dhe në bare vetëm nëse kanë Greenpass.