28 Janar, 2023

Papa dhe Hitleri: Zbulime të reja vërtetojnë heshtjen e qëllimshme të Vatikanit ndaj shfarosjes së hebrenjve

 Papa dhe Hitleri: Zbulime të reja vërtetojnë heshtjen e qëllimshme të Vatikanit ndaj shfarosjes së hebrenjve

Një sekret që ka mbetur i ruajtur brenda Vatikanit për më shumë se 80 vjet. Bëhet fjalë pënegociatat sekrete midis Papa Piut XII dhe Hitleritdhe pënjë dritë të re mbi heshtjen e Papës përballë shfarosjes së hebrenjve.

Të fshira nga të gjitha dokumentet zyrtare të Selisë së Shenjtë, ato janë bërë publike pas hapjes së arkivave të Euxhenio Pacelit, me kërkesën e Papa Françeskut në marsin e vitit2020Unë kisha punuar tashmë me koleksionet arkivore të vendeve perëndimore, por më mungonin të dhënat nga Vatikani”- thotë Dejvid I.Kertzer, profesor amerikan në Universitetin Braun, i vlerësuar me çmimin Pulitzer për esenë e tij me titull “Papa Piu XI dhe fashizmipra mbi ngjarjet historike që i paraprijnë periudhës së trajtuar në veprën e tij të re.

Libri i tij i ri “Një papë në luftë. Historia sekrete midis MusolinitHitlerit dhe Papa Piut XII” i sapobotuar në Itali përmban shumë dokumente që ishin hequr nga 12 vëllimet e burimeve arkivore të sekretariatit të Vatikanit në lidhje me Luftën e Dytë Botërore, dhe që flasin mbi një nga çështjet historiografike më të diskutueshme dhe më të mprehta:dështimin Papa Pacelit për të denoncuar gjenocidin nazist ndaj hebrenjve.

Le t’ia nisim me negociatat sekrete të Papa Piut XII me Hitlerin. Çfarë gjetët në arkivat e Vatikanit?

Procesverbale në gjermanisht, që mbetën të fshehura për 80 vjet. Ato flasin mbi takimet sekrete midis Papa Piut XII dhe të dërguarit të Fyhrerit, Princit Filip Von Hesen, një personazh ekscentrikhomoseksual, që ishte martuar me Mafaldën e Savojës, pra ishte dhëndri i Viktori Emanuelit III. Takimet u zhvilluan që në fillim të papatit të Piut XII jashtë kanaleve normale diplomatike. Vetë ambasadori gjerman në Selinë e Shenjtë nuk ishte nëdijeni të tyre.

Cila ishte përmbajtja e atyre bisedimeve?

Papa i kërkon Hitlerit të ndalë politikën e agresionit kundër kishës katolike në Gjermani.  Në këmbim, i dërguari i Hitlerit i vendosi dy kushte:heshtjen e Papës në lidhje me çështjen racore dhe mosndërhyrjen e klerit gjerman në politikën e brendshme të Rajhut të Tretë.

Nga maji vitit 1939, takimet vazhduan për disa muaj, në përgatitje për vizitën e Ministrit të Jashtëm Von Ribentrop në marsin e vitit 1940. Dokumentet tregojnë gjithashtu kërkesat e Papëpër të detoksikuar atmosferën publike, para se të fillonte çdo lloj bisedimi”.

I pakënaqur me sinjalet e dobëta që vinin nga Gjermania, Papa kërkoi ndalimin e sulmeve kundër Kishës Katolike, rikthimin e edukimit fetar në shkolla dhe lirinë e priftërinjve, dhe dhënies fund të sekuestrimit të pronave. Hitleri ra dakord me kushtet e vendosura nga Paceli.

Në thelb, ju pretendoni se Papa e shkëmbeu heshtjen e tij ndaj masakrave naziste, medhënien fund të armiqësive kundër Kishës Katolike?

Ai dëshironte të mbronte Kishën e tij dhe të shmangte përçarjet në botën katolike gjermane. Heshtja e Pacelit bëri përshtypje që në ditët e para të luftës tek opinioni publik evropian, pas pushtimit gjerman të Polonisë. Debatet nisën zyrtarisht në vitet 1960, kur u botua libri i famshëm “Vikari” nga Rolf HoshhutKjo është absurde, pasi skandali për heshtjen shurdhuese të Piut XII shpërtheu menjëherë.

Ju përmendni edhe një urdhër të firmosur në vitin 1938 për zhdukjen e dokumenteve,në lidhje me abuzimin seksual të priftërinjve në Austri...

Një dokument i datës mars 1938, ruhet ende sot në arkivin e sekretariatit të shtetit, që në atëkohë drejtohej nga Paceli, papa i ardhshëm. Urdhri i kërkonte Kishës Katolike në Austri tëdigjte të gjithë dokumentacionin në lidhje me çështjet e imoralitetit të klerit. Austria sapo ishte aneksuar nga Hitleri dhe Vatikani kishte frikë nga hakmarrja.  

Në librin tuaj, ju ndaleni tek këmbëngulja e madhe diplomatike nga evropianët dhe amerikanët, që Papa të prononcohej publikisht për barbarizmin gjerman. Që nga janari i vitit 1942, Papa ishte plotësisht i vetëdijshëm për fushatën e shfarosjes që kishin nisur nazistët...

Papa mori për këtë fushatë raporte të detajuara nga klerikë të besuar. Në tryezën e tij mbërritëraportet e kapelanit ushtarak At Pirro Skavici. Nga Nunci në Bratislavë mbërriti lajmi mbi planin mizor” të nazistëve, i hartuar nga katoliku Jozef Tiso, lideri nazist sllovak. Në fundin e gushtit të atij viti, kryepeshkopi i kishës ukrainase informon gjithashtu Papën për bastisjet djallëzore të gjermanëve. Në shtator, Xhovani Malveci i tregoi mbi masakrat e tmerrshme në Poloni.

Por kur amerikanët i kërkuan reagim publik ndaj lajmit të tmerrshëm mbi shfarosjen e hebrenjve, Papa u shmanget

Po, në shtatorin e vitit 1942 presidenti amerikan Ruzvelt, nëpërmjet të dërguarit të tij Miron Tejlore ftoi Papa Piun XII jo vetëm ta denonconte publikisht këtë krim lufte, por e pyet nëse ka informacione që konfirmojnë shfarosjen e hebrenjve në Evropë. Përgjigja do të vijë vetëm një muaj më vonë, shumë e thatë.

Edhe pse ishte i mirëinformuar, Papa e pranon se ka marrë disa sinjalizime, por shton se nuk ishte në gjendje të verifikonte saktësinë e tyre. Në realitet, ishte imzot Angelo Del’Akua, anëtari i Sekretariatit të Shtetit që u mor me këtë çështje, dhe që e këshilloi Papëtë ishte i kujdesshëm, edhe sepse “ekzagjerimi i gjërave, ishte diçka e zakonshme pëhebrenjtë”.

Gjithsesi pas bastisjes së getos së Romës, më 16 tetor 1943, Papa Piu XII u angazhua shumë për të çliruar hebrenjtë që ishin konvertuar në të krishterë...

Përpjekjet e Vatikanit përqendrohen vetëm tek hebrenjtë e pagëzuar ose të martuar me katolikët, duke arritur lirimin e tyre. Menjëherë pas krijimit të getos, Paceli takohet me tëdërguarin britanik Osborn dhe atë amerikan Titman. Të dyve u thotë se nuk ka asnjë arsye të ankohet për ushtrinë gjermane, që sipas tij kishte respekt të madh për Vatikanin. Në atë takim nuk u përmendënë asnjë rast mijëra hebrenjve që u dërguan në kampet e vdekjes në Aushvic.

Si mendoni se do të pritet libri juaj në Vatikan?

Unë pres polemika të fortasidomos nga ata që vazhdojnë ta cilësojnë Pacelin si Papën efundit të vërtetë, përpara revolucionit të Këshillit të Dytë të Vatikanit. Por është e vështirë të përballesh me dokumentet. Unë kam në duar dhjetëra mijëra faqe me burime të dixhitalizuaranga arkivat e Vatikanit, por edhe ato atyre të vendeve të përfshira në luftë. Shpresoj që debati që do të pasojë, të marrë parasysh këto burime të reja. 

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *