30 Nëntor, 2022

Paloma xheloze për Luanën: S’do doja t’i afrohej burrit tim

 Paloma xheloze për Luanën: S’do doja t’i afrohej burrit tim

Rudina Demneri, e njohur si Paloma dhe bashkëshorti i saj Alandi ishin të ftuar së fundmi në një intervistë ku kanë zbuluar gjëra që nuk i dinim rreth marrëdhënies së tyre.

Çiftet ishin në një lojë me pyetje-përgjigje në “E diell”. Nëse njëri nuk i përgjigjej pyetjeve me “spec”, tjetri e qëllonte me vezë në kokë.

Gjatë lojës Paloma u pyet se cila është vajza shqiptare që ka frikë t’i afrohet burrit të saj dhe përgjigjja ishte Luana Vjollca.

“Nuk e kam diskutuar ndonjëherë me ty, kur vinte te studio Luana që është shumë e bukur unë bëhesha shumë xheloze.

Thotë se Luana është shumë e bukur dhe e talentuar dhe tani kush femër nuk është xheloze për Luanën?”, u shpreh ajo ndërsa Alandi iu drejtua kameres duke thënë: Luana të kam shumë xhan si motër nuk e di…

Duke folur rreth xhelozisë, ish-banorja e Big Brother VIP zbuloi se bashkëshorti i saj është bërë xheloz për një nga konkurrentët e formatit.

“Jam bërë xheloz kur e ka kapur për të kërcyer Iliri.”, tha Alandi.

Thuaj emrin e një personzahi të njohur me të cilinin do e trdhtoje një natë, ishte një pyetjet tjetër drejtuar ish-banores.

“Kujtim Gjuzin se është beqar”, u përgjigj ajo.

Ajo u pyet gjithashtu për emrin e një gazetari që sipas saj nuk e meriton vendin e punës:

“Duke qenë se kemi kaluar shumë peripeci për sa i përket ngjarjeve që na kanë ndodhur dhe aq më tepër gjërave qe kemi kaluar. Ka shumë sfida dhe kur na pyesin duhet të japim dhe mendimin tonë.

Këto gazetarë më vjen keq që janë kthyer në tifozë dhe jo në njerëz të ftohtë. Ai që më ka shqetësuar dhe nuk e di se çfarë bën në jetën e tij përveçse jep mendime është Andi Vrapi”, përfundoi ajo.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *