Omicron shkakton më pak shtrime në spital sesa variantet e tjera të Covid

Njerëzit në Afrikën e Jugut të infektuar me variantin Omicron po shtrohen në spital më rrallë se ata me versione të mëparshme të sëmundjes si Delta, tregon një studim i hershëm.
Gjetjet fillestare nga Afrika e Jugut, të cilat deri më tani bazohen në vetëm tre javë të dhëna, tregojnë se ndërsa Omicron është më infektiv se variantet e mëparshme, njerëzit e infektuar me këtë variant kanë më pak mundësi të shtrohen në spital.
Kjo mund të nënkuptojë se disa nga efektet e transmetueshmërisë më të madhe kompensohen nga një shans më i ulët për sëmundje të rënda.
Studimi i publikuar nga “Discovery Health”, një ofrues i kujdesit shëndetësor përgjegjës për 3.7 milionë pacientë në Afrikën e Jugut, tregon gjithashtu se vaksinat nuk janë aq efektive kundër Omicron, i cili paraqet një rrezik më të lartë të “infeksioneve të përparuara”.
Epidemiologët kanë paralajmëruar se nevojiten të dhëna të mëtejshme për të vërtetuar këto përfundime paraprake, veçanërisht duke pasur parasysh moshën mesatare të njerëzve të përfshirë në studim që janë të rinj (rreth 34 vjeç) dhe në përgjithësi priren të kenë simptoma të lehta.
Megjithatë, përfundimet e raportit duket se pasqyrojnë atë të grupeve të të dhënave të jetës reale në rajone të tjera. Në Mbretërinë e Bashkuar, për shembull, dihet se vetëm 10 persona janë pranuar në spital me Omicron deri më tani, pavarësisht se varianti u zbulua për herë të parë këtu pothuajse tre javë më parë.
Një krahasim i tre javëve të para të përhapjes së disa varianteve të Covid-19 në Afrikën e Jugut tregon një ndryshim të madh në pranimet në spital. Për çdo 1000 infeksione në vend, kishte 131 shtrime beta, 101 pranime delta dhe vetëm 38 omikron.
Megjithatë, Ryan Noach, shefi ekzekutiv i “Discovery Health”, tha se ai dhe të tjerët mbeten të shqetësuar se sistemet shëndetësore mund të tej mbushen, për shkak të vëllimit të madh të rasteve të shkaktuara nga omicron.
“Ky është padyshim një variant shumë ngjitës, por ajo që është inkurajuese në këtë fazë është një trajektore më e ulët e pranimeve në spital,” shtoi ai.
Noach këshilloi imunitetin hibrid që do të thotë vaksinime, duke përfshirë edhe për ata që janë prekur nga virusi më parë, së bashku me të gjitha masat paraprake jo farmaceutike kundër Covid.
Studimi zbuloi se njerëzit që ishin të infektuar me Delta kishin një rrezik relativ 40 për qind për t’u prekur nga të variantit omikron, ndërsa ata të infektuar me variantin beta në fillim të vitit të kaluar u përballën me një mundësi rreth 60% për t’u prekur nga Omicron.
Një tjetër studim u arrit në përfundimin se efikasiteti i vaksinës Pfizer, dukej se po zbehej përballë Omicron, duke ulur imunitetin në vetëm 33 për qind krahasuar me 80 për qind në shtator dhe tetor pasi vala delta ishte ulur.
Megjithatë, aftësia e Pfizer për të frenuar sëmundjet e rënda dhe shtrimin në spital nga omicron ishte rreth 70 për qind pas dy dozave, zbuloi studimi.
The Independent