4 Dhjetor, 2022

Olta Gixhari: Burri im është shqiptar dhe quhet Dori, por nuk e bëj publik

 Olta Gixhari: Burri im është shqiptar dhe quhet Dori, por nuk e bëj publik

Aktorja Olta Gixhari foli përmes një lidhjeje “Skype” nga qyteti ku po jeton prej kohësh, Valencia, në Spanjë, për emisionin “Ftesë në 5”.

Olta rrëfeu jetën e re si nënë, ndërsa tregoi se është shumë e lidhur me të birin dhe ndonjëherë më shumë kontrolluese seç duhet. Tipike e mamave, apo jo?

Sa i përket partnerit, Olta u shpreh se nuk poston foto me të, pasi ai nuk është një personazh publik dhe nuk i ka qejf fotot në rrjetet sociale.

Sidoqoftë, aktorja nuk ngurroi të zbulonte se partneri i saj është shqiptar dhe se emri i tij është Dori. Mendohej se ishte një i huaj, por nuk qenka kështu.

“Unë emrin edhe mund t’ia them. S’ia kam thënë se s’më kanë pyetur kurrë për emrin. Zakonisht më pyesin pse s’nxjerr foto me fytyrën e tij, por kam arsye për këtë.

Ai nuk është njeri publik dhe nuk sheh ndonjë arsye pse të shfaqet në rrjetet sociale apo diku tjetër. Kështu, kam vendosur të mos postoj asgjë”, tha ajo.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *