OBSH: Omicron do të infektojë 50% të popullsisë së Europës brenda 6-8 javësh

Më shumë se gjysma e popullsisë evropiane pritet të infektohet me variantin e koronavirusit Omicron brenda gjashtë deri në tetë javëve të ardhshme, tha të martën zyrtari më i lartë i Organizatës Botërore të Shëndetësisë për Evropën Hans Kluge.
Evropa ka më shumë se 7 milionë raste të raportuara rishtazi Covid-19 në javën e parë të 2022, dyfish më shumë krahasuar me periudhën e vitit të kaluar, tha në një konferencë shtypi drejtori i OBSH-së.
“Me këtë ritëm, Instituti për Metrikat dhe Vlerësimin e Shëndetit parashikon që më shumë se 50% e popullsisë në rajon do të infektohet me Omicron në 6-8 javët e ardhshme,” tha Kluge.