28 Janar, 2023

O Sali, sekretar i Partisë së Punës: Dëshmitarët e tu janë gjallë, ndaj kujdes kur flet

 O Sali, sekretar i Partisë së Punës: Dëshmitarët e tu janë gjallë, ndaj kujdes kur flet

Nga Ilir Demalia

Sali Berisha dje në një takim për perkujtimoren e 34 vjetorit te varjes së Havzi Nelës tha:

“Edi Rama ka thënë se Kristaq Rama, si komunist ishte në anën e duhur të historisë. Ç‘Ishte komunizmi dhe komunistët shqiptar?

Ata ishin për bashkimin e Shqipërisë me Jugosllavinë. Ata ngritën një diktaturë nga më mizoret me një luftë klasash të pashëmbullt. Ata…”

Plotësisht dakort me ato që thotë Sali Berisha.

Por Saliu duhet të sqarojë dhe pozicionin e tij.

Tani Saliu duhet të na thotë, në ç’anë ka qenë si anëtar i Partisë Komuniste që nga mosha 24 vjeç në 1968 deri në vitin 1990, kur me tesërën e komunistit në xhep e leu me blu dhe u ba demo(n)krat?

Si sekretar i organizatëse së Partisë Komuniste të spitalit, që detyrë kryesore kishte zbatimin e vijës së partisë, luftën e klasave dhe çfaqjet e huaja dhe raportimin e armikut të brëndshëm dhe të jashtëm e organet e Drejtorisë së Punëve të Brëndëshme, sa i zellshēm dhe i ashpër ka qenë Saliu?

Saliu duhet të dijë se deshmitare që janë gjallë për luftën e klasave që ka bërë Saliu si sekretar i organizatës së partisë.

Saliu duhet të dijë se studentë janë gjallë se si Saliu i nxirrte nga fakulteti për çfaqje të huaja e flokë të gjata.

Saliu duhet të dijë dhe di shumë gjêra të tjera për lidhje të….. me shërbimet e fqinjit verior apo përdorur …. nga dy shërbimet …. Sigurimi dhe shërbimi fqinjit verior.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *