2 Dhjetor, 2022

Nuk mbrohet selia me llogje, o Lul Basha. Struku aty ku je, bashkë me idiotët e tu

 Nuk mbrohet selia me llogje, o Lul Basha. Struku aty ku je, bashkë me idiotët e tu

Nga Andi Bushati

Lulzim Basha ka reaguar sot më ashpër se kurdoherë më parë ndaj Sali Berishës duke përdorur fjalët më të rënda dhe epitetet më fyese. Ai e ka krahasuar rikthimin e babait të vet politik në zyrat e PD-së me ngjarjet e vitit ‘97, ka denoncuar kriminelët dhe të kapurit nga oligarkët që e shqëronin, ka anatemuar llumin që erdhi në Tiranë me pantallona të grisura dhe u bënë milionerë gjatë qeverisjes së PD-së.

Ajo që të bën përshtypje është fakti se ka mjaftuar një mbledhje e shkurtër dhe një konferencë shtypi e Berishës brenda godinës, që ta detyrojë pasardhësin e tij të nxjerrë nga goja fjalë, duf dhe inat që nuk i kishte shqiptuar kurrë me një intensitet kaq të lartë.

Kjo pra është pyetja që duhet bërë: pse kryetari i shkarkuar nga Kuvendi i 11 dhjetorit, pati një reagim të shproporcionuar për një mbledhje të thjeshtë, gjë që nuk e ka bërë as për goditje më të rënda, as për nganjëherë shpifjet që foltorja ka prodhuar ndaj tij, as kur mbi 4500 delegatë i votuan shkarkimin, as kur u shpall një referendum për ta vulosur atë.

Pse një mbledhje e qetë, ne thelb vetëm simbolike, e disa deputetëve dhe antarëve të PD, që në fund të fundit kanë të drejtë të organizojnë aktivitete në selinë e përbashkët, u shndërrua në mëkatin sipëror për sytë e Bashës?

Vetëm pasi ke vënë re këtë asimetri, e ke të lehtë ta gjesh përgjigjen. Kryetari i shkarkuar nga Kuvendi i 11 dhjetorit u soll në këtë mënyrë, pasi ai atunë më të madhe në politikë, nuk ka mbështetësit, militantët dhe votuesit, por çikërrima simbolike si zyra, vula dhe selia.

Ai njeh për opozitë protokollin dhe jo realitetin.

Ai ndihet mirë mes mureve të pushtetit dhe jo mes qëndrestarëve.

Atij nuk i interereson të jetë shumicë mes të vetëve, por thjeshtë të mbetet delfini i Edi Ramës.

Atij nuk i interson të bindë, por boll të vegjetojë.

Atij nuk i intereson të fitojë, por vetëm të mashtrojë.

Pikërishtë për këtë gjëja që Basha ka përjetuar më keq gjatë këtyre muajve, ishin ato tre orë kur ai u detyrua të strukej në një sallë, sepse mjediset diku afër i kishin zaptuar mbështetësit e Berishës.

Dhe natyrisht që s’kishte si të ndodhte ndryshe. Sepse kur nuk ke në favor, as sondazhet e opinionit, as delegatët e kuvendit, as militantët, madje as ata pak të cilëve iu bë sot thirrje të shkonin e ta përkrahnin në seli, nuk ke si të kesh ganxhë tjetër ku të kacavirresh.

Pra sjellja, toni dhe mllefi i Bashës pas kësaj që ngjau është mëse i kuptueshëm. Sot e turpshme, e patolerueshme dhe vrastare për opozitarizmin është sjellja e atyre që e mbështesin. Sepse tashmë jo Basha, por qerthulli i idiotëve të dobishëm që vazhdojnë të recitojnë thagmat e tij, janë njollat e pashlyeshme në trupin e frontit që do të vazhdojë betejën me regjimin rilindas.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *