2 Shkurt, 2023

Nuk ka rëndësi sa i shtrenjtë është hoteli juaj: Ka një objekt që s’duhet ta përdorni kurrë

 Nuk ka rëndësi sa i shtrenjtë është hoteli juaj: Ka një objekt që s’duhet ta përdorni kurrë

Kur paketojmë për pushime duket e pamundur ta bësh valixhen të nxërë një palë çorape më shumë. Gjithsesi, pasi të lexoni këtë artikull, jo që do bëni vend, por do bëni çmos për të marrë një tharëse flokësh me vete.

Si rezultat i një hetimi të hollësishëm, hotelet kanë një sërë problemesh kur vjen puna te pastërtia. Edhe pse është hetuar më herët diçka e tillë, askush s’e kishte vënë re sa të pisëta janë tharëset e flokëve nëpër hotele.

Mikrobiologët kërkuan dhe punuan për të parë se cili nga objektet në një dhomë hoteli është më i papastërti. Hetimi doli në përfundimin se një tharëse flokësh është më e papastër se një lavaman apo tualet. Kjo, sepse neglizhohen përherë gjatë pastrimit dhe mund të kalojnë muaj apo vite pa u larë e dezinfektuar.

Çfarë s’duhet t’ju gënjejë është çmimi i dhomës së hotelit për një natë, pasi edhe në vendet elitare me çmime *të kripura* tharësja kishte mikrobe në nivele shqetësuse. Prandaj, për merakun tuaj merrni një tharëse me vete, ose bëni pakt që do t’i lini të thahen natyralisht.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *