2 Shkurt, 2023

‘Nuk i dua simbolet e tyre’, kush është i riu serb që hoqi flamujt shqiptarë në Beograd

 ‘Nuk i dua simbolet e tyre’, kush është i riu serb që hoqi flamujt shqiptarë në Beograd

Një grup të rinjsh serbë, kanë hequr disa flamuj shqiptarë në rrugët e Beogradit mbrëmjen e të hënës të pa shqetësuar nga policia.

Në videon e publikuar nga mediat lokale, të rinjtë shfaqen teksa ulin flamurin shqiptar dhe lënë të valëvitet vetëm atë serb.

Sipas mediave serbeprotagonist i këtij incidenti ka qenë i riu Nikolla Klejanoviç, i cili pranon se nuk ka asgjë me shqiptarët, por nga ana tjetër nuk i duron dot simbolet e tyre kombëtare.

Në datat 11 dhe 12 tetor në kryeqytetin serb, ishte mbajtur një samit mes disa vendeve, e për këtë arsye në disa shtylla të Beogradit ishin vendosur flamuj të këtyre shteteve, mes të cilëve edhe ai i Shqipërisë.

Por autori i këtij incidenti, i njohur nga publiku sipas shtypit serb, si një njeri arrogant, nuk e ka duruar këtë gjë. “Po udhëtoja me një shokun tim në bulevard kur pashë flamujt e Shqipërisë. Ndaluam me qëllim për t’i hequr. Kur u afruam, 4 djem vrapuan drejt nesh dhe donin të na ndihmonin, kështu që u ngjitën. Vazhduam dhe hoqëm disa flamuj”, tha ai për gazetën “Novosti.rs”.

I pyetur përse e bëri këtë veprim, Keljanoviç, theksoi: “Nuk kam asgjë kundër Shqipërisë dhe shqiptarëve që janë për pajtim, por ka dhe nga ata që na urrejnë dhe përderisa ka nga ata që janë kundër serbëve dhe Serbisë, nuk dua të shoh flamurin e tyre në Beograd. Samiti ka mbaruar, tani mund të hiqet flamuri shqiptar dhe flamujt e tjerë”.

Ai shton e nuk bindi askënd të ndërmerrte këtë akt kur erdhën për ta ndihmuar disa të rinj të tjerë: “Doja vetëm të filmoja për rrjetet sociale”. Shtypi i Beogradit shkruan se Keljanoviç u bë i njohur në rrjetet sociale, pasi tërhoqi vëmendjen me një makinë të veçantë model “Porsche” me ngjyrë floriri.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *