29 Nëntor, 2023

Njeriu më i paguar në Shqipëri është një punonjë i SHISH, merr 58 milion lekë në muaj

 Njeriu më i paguar në Shqipëri është një punonjë i SHISH, merr 58 milion lekë në muaj

Lista me 637 mijë emra punonjësish në sektorin shtetëror dhe atë privat fillon me personat që janë me më të paguarit në vend.

Ajo që bie në sy është fakti që më i paguari zyrtarisht në vend është një punonjës i Shërbimit Informativ Shtetëror, i cili në kolonën emër mbiemër identifikohet si “Anonymous Anonymous” dhe rezulton se merr një pagë mujore prej 58,074,817.00 lekë.

Institucioni shtetëror që e ka hartuar këtë listë, për shkak të të dhënave sensitive të këtij personi që punon në SHISH, ka bërë kujdes që në kategoritë “Profesioni” dhe “Kategoria” të mos e specifikojë atë duke vendosur shënimin “E papërcaktuar”.

Në 22 personat më të paguar në Shqipëri, rezulton se 5 persona punojnë në Shërbimin Informativ Shtetëror dhe pagat e tyre variojnë nga 4 milionë lekë deri në 9 milionë lekë në muaj.

Burime për News24 thanë se Prokuroria ka nisur verifikime për të hedhur dritë mbi këtë skandal të mundshëm, të ngjashëm me atë të publikimit të të dhënave të zgjedhësve, i ashtuquajtur skandali i patronazhistëve.

Prokuroria po heton për autenticitetin e kësaj liste dhe burimin e saj, që dyshohet se janë sigurimet shoqërore ose drejtoria e Tatimeve.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *