9 Qershor, 2023

Njerëzit e Berishës kërcënojnë me jetë sekretarin e PD, pse kërkoi nga SPAK hetimin e familjes Berisha

 Njerëzit e Berishës kërcënojnë me jetë sekretarin e PD, pse kërkoi nga SPAK hetimin e familjes Berisha

Roland Bejko, anëtar i Këshillit Kombëtar të PD-së dhe sekretar për Pushtetin Vendor e Decentralizimin u shpreh në emisionin “Log.” se Lulzim Basha është i përzgjedhuri i Amerikës. Ai tha se më tej se Edi Ramës do i interesonte që të kishte përballë ish-kryeministrin, pasi ky i fundit është shpallur “non grata” dhe i izoluar plotësisht dhe në këtë rrugë kërkon që të fusë edhe PD-në.

Berisha është “non grata”, tërësisht i izoluar. Edhe sikur të marrë të gjithë PD-në është i izoluar. Basha është i përzgjedhur nga SHBA. Nga fuqia e madhe. Është i përzgjedhuri nga fuqia e madhe. Do ta shikojmë.

Në momentin që je burrë shteti, faktor i jashtëzakonshëm në Shqipëri dhe rajon, prandaj duhet të shikojë për përgjegjësinë përtej vetes. Problemi është te dëmi që i shkakton PD-së, në momentin që superfuqia, aleati jonë SHBA, ai (Berisha) del dhe sulmon ambasadoren amerikane me lloj lloj epitetesh…

DASH doli dhe i futi një “shpullë” zotit Berisha që ambasadorja amerikane përfaqëson SHBA-në dhe qëndrimet e saj janë qëndrimet tona. Cfarë borxhi i kemi ne që na vendos në këtë lloj raporti? Ai instrumentalizon demokratët, se i duhet partia për t’u thënë amerikanëve se nuk më “nxirrini dot nga tryeza” deklaroi Bejko.

Në fund të emisionit Bejko tha se është kërcënuar me jetë. “Belind e di ti sa kërcënime për jetë më vijnë mua nga demokratët? Punizmi është mes nesh” i tha ai, deputetit demokrat. “Berisha i ngop demokratët me gënjeshtra për t’i mbajtur afër” e mbylli sekretari i pushtetit vendor të PD-së.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *