2 Dhjetor, 2022

Njerëzit e Bashës do rrethojnë selinë blu, për të mos lejuar Berishën të hyjë brenda zyrave të PD

 Njerëzit e Bashës do rrethojnë selinë blu, për të mos lejuar Berishën të hyjë brenda zyrave të PD

Tensioni sa vjen e rritet.

Zëdhënësja e Berisha, Floriana Garo, ka thënë se pas Kuvendit, simpatizantët e PD-së do të nisen drejt selisë blu të PD-së për të marrë, zyrat në dorëzim.

Por kjo nuk kapërdihet nga Lulzim Basha dhe njerëzit e tij.

Ndaj po thërriten me qindra persona “të fortë”, të cilët do jenë në oborrin e selisë si dhe përreth murit rrethues që të mos lejojnë asnjë delegat apo demokrat që vjen nga Kuvendi i Berishës.

Në qoftë se delegatët dhe simpatizantët e Saliut do tentojnë të hyjnë në oborrin e PD-së, do të përballen edhe me dhunë fizike.

Policia do jetë në anën e Lulzim Bashës.

Ndaj janë lajmëruar të gjitha degët e PD-së dhe mbështetësit e Berishës, që të jenë sot në Tiranë.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *