Një tufë servilash dhe idiotësh në selinë blu: Aman Luli, mos ik, ti je më i miri

Nga Nikoll Lesi
Që të përfundojë PD-ja e famshme e cila solli demokracinë në vend, në një tip shoqate të tillë miqsh dhe interesash personale, kjo është realisht tragjedi-komedi.
Nëse pardje dhe dje paradite kishte shpresë në PD, pasi një numër deputetësh me integritet dhe personalitet politik e njerëzor kërkuan nga Basha të largohet nga kryetar i PD-së, dje u manifestua se nuk ka shpresë.
Dje në darkë ai iluzion shpresëdhenës u venit kur shikojmë e dëgjojmë dallkaukë rrethesh që marrin rrogë nga Basha që të drejtojnë degët e PD-ve në çdo rreth të cilët shprehen para kryetarit të PD se “ti nuk ke faj, ti nuk duhet të japësh dorëheqjen”, ky qëndrim tregon fundin e kësaj force politike.
Në vend që të ulen dhe të kërkojnë ura bashkëpunimi mes dy grupimëve në PD, ata po manifestojnë idiotësi dhe pisllëk.
Shumica e këtyre kryetarëve janë të emëruar nga Lulzim Basha në dhjetor të vitit të kaluar, pasi shkarkoi ata kryetarë që i dolën kundër.
Pra dje mbledhja u bë me të emëruarit e tij dhe natyrisht që nuk flasin dot, se marrin rrogën në fillim të muajit.