1 Prill, 2023

Një tjetër transplant i suksesshëm, një njeri tani do jetojë me zemrën e një derri

 Një tjetër transplant i suksesshëm, një njeri tani do jetojë me zemrën e një derri

Një burrë amerikan është bërë personi i parë në botë që ka zemrën nga një derr i modifikuar gjenetikisht. David Bennett, 57 vjeç, është mirë tre ditë pas procedurës eksperimentale shtatë-orëshe në Baltimore, thonë mjekët.

Transplanti u konsiderua si shpresa e fundit për të shpëtuar jetën e zotit Bennett, megjithëse nuk është ende e qartë se cilat janë shanset e tij afatgjata për të mbijetuar.

“Ose vdis ose bëje këtë transplant. E di që është një telebingo, por është zgjedhja ime e fundit,” shpjegoi Bennett një ditë para operacionit.
Mjekët në Qendrën Mjekësore të Universitetit të Maryland-it iu dha një autorizim i veçantë nga rregullatori mjekësor i SHBA-së për të kryer procedurën, përndryshe Bennett do të kishte vdekur.

Ai ishte konsideruar i papërshtatshëm për një transplant njerëzor, një vendim që shpesh merret nga mjekët kur pacienti është në gjendje shumë të keqe shëndetësore.

Për ekipin mjekësor që kreu transplantin, ai shënon kulmin e viteve të kërkimit dhe mund të ndryshojë jetën e njerëzve në mbarë botën.

Kirurgu Bartley Griffith tha se operacioni do ta sjellë botën “një hap më afër zgjidhjes së krizës së mungesës së organeve”. Kjo krizë do të thotë që 17 njerëz në ditë në SHBA vdesin në pritje të një transplanti, me më shumë se 100,000 të raportuar në listën e pritjes.

Mundësia e përdorimit të organeve të kafshëve për të ashtuquajturin “ksenotransplantim” për të plotësuar kërkesën është konsideruar prej kohësh dhe përdorimi i valvulave të zemrës së derrit është tashmë i zakonshëm.

Në tetor 2021, kirurgët në Nju Jork njoftuan se kishin transplantuar me sukses veshkën e një derri te një person. Në atë kohë, operacioni ishte eksperimenti më i avancuar në terren deri më tani. Megjithatë, personi vuante nga një sëmundje në tru dhe nuk kishte shpresa për shërim.

Bennett, shpreson se transplanti do ta lejojë atë të vazhdojë jetën e tij. Ai u shtrua për gjashtë javë para operacionit dhe i lidhur me një makinë që e mbajti gjallë pasi u diagnostikua me sëmundje terminale të zemrës.

“Mezi pres të ngrihem nga shtrati pasi të shërohem”, tha ai javën e kaluar.

Të hënën, u raportua se Bennett po merrte frymë vetë ndërsa po monitorohej me kujdes.

Por saktësisht se çfarë do të ndodhë më pas është e paqartë. Sipas mjekëve derri i përdorur në transplant ishte modifikuar gjenetikisht për të eliminuar disa gjene që do të kishin çuar në refuzimin e organit nga trupi i Bennett.

Griffith tha se ata po ndiqnin me kujdes Bennett, ndërsa djali i tij David Bennett Jr tha se për familjen ky proces ishte i panjohur dhe shpresojnë që çdo gjë të shkojë mirë.!

BBC

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *