30 Nëntor, 2022

Një president që turpëron Kroacinë

 Një president që turpëron Kroacinë

Që nga shpallja e pavarësisë Kroacia ka pasur presidentë seriozë dhe më pak seriozë, por president më të dobët, më qesharak, më të turpshëm, më skandaloz se Zoran Millanoviqin nuk ka pasur kurrë. Që nga zgjedhja president para një viti, ai e ka njollosur postin e lartë dhe i ka hedhur një hije tejet të keqe vendit.

Këtë javë Millanoviq – duke folur për Srebrenicën – tha se jo çdo gjenocid është i njëjtë dhe jo çdo viktimë është e njëjtë.

Duket e paimagjinueshme që presidenti i një shteti anëtar i BE-së të provokojë me këso deklaratash. Por Millanoviq e bëri edhe këtë.

Më parë kishte thënë se nuk i pranon dënimet e Gjykatës së Hagës ndaj gjeneralëve kroatë për shkak të krimeve të luftës në Bosnjë. I vendosur në marrëzitë e tij, ai ia ktheu dekoratat një gjenerali kroat që gjendet para gjyqit për krime të luftës.

Boshnjakët i këshilloi që para se të flasin për shtet qytetar, së pari të blejnë parfum dhe sapun. Millorad Dodikun, politikanin nacionalist serb që synon të shkatërrojë Bosnjën, Millanoviq e ka pritur në Zagreb dhe e ka quajtur problemin më të vogël të Bosnjës.

Millanoviq gati çdo ditë shkëmben ofendime të rënda me ministrin kroat të Mbrojtjes. Mediat austriake e konsiderojnë argat të Vladimir Putinit në tensionimin e situatës në Bosnjë.

Kur ishte për vizitë presidenti francez në Zagreb, Millanoviq nuk u ftua në një drekë që kryeministri Andrej Plenkoviq pati me Emmanuel Macronin.

Dukshëm i hallakatur Millanoviq pyeti nëse në drekën mes Macronit dhe Plenkoviqit kishte edhe valltare për argëtim.(E.Robelli)

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *