28 Janar, 2023

Një deklaratë e rëndë e Berishës, që s’duhet të kalojë në heshtje

 Një deklaratë e rëndë e Berishës, që s’duhet të kalojë në heshtje

Sali Berisha bëri një rrëfim për herë të parë në emisionin “Open” në News24 se kishte qenë ai që kishte kërkuar të mos merreshin aksione ligjore ndaj Fatos Nanos në 2005-ën kur PD-ja u rikthye në pushtet.

“E thatë për Fatos Nanon dhe është shumë e vërtetë. Keni shumë të drejtë. Ai ka qenë një vendim politik. Pse ka qenë politik? Fatos Nano u burgos njëherë.

Në mënyrë absolute, qeveria e Berishës nuk ka shtuar një fakt, një provë, një dokument të vetëm, në dosjen e Fatos Nanos. Dosjen e ka bërë Shano Korbeci me qeverinë socialiste.

Dosja ishte gati, nuk u bë nga ne. Por, Fatos Nanos i njoha një meritë tjetër, që pranoi të bëjë rotacionin. Më tha dikush, por nuk e lashë për atë.

Më tha se çfarë qëndrimi do të mbaja unë, dhe thashë që i vlerësoj atij këtë moment dhe nuk kam për t’u marrë me të se njëherë ishte në burg ai dhe nuk kisha të bëja…” – thotë Berisha që shton se nuk do të sillet njëlloj edhe me Edi Ramën.

“Absolutisht, edhe mbrapa diellit po të shkoj, Edi Rama do të mbajë llogari” – tha Berisha.

Deklarata e Sali Berishës, në nivel politik, është një ndër më të rëndat, pasi ai pranon se ka pasur dosjen e korrupsionit të Fatos Nanos, por e ka flakur atë, vetëm pse Nano i hapi rrugë për të ardhur në pushtet.

Pra, kush i hap rrugë Berishës, është i paprekshëm nga ligji.

Ndërkohë që me këtë deklaratë, nëse ka bërë korrupsion, nuk është për burg vetëm Nano, por edhe Berisha, që e ka pasur dosjen, por e ka fshehur atë, vetëm pse erdhi në pushtet.

Por deklarata e tij tregon edhe atë, që tashmë e dinë dhe e shohin të gjithë, që të gjithë këta mbijetojnë falë njëri-tjetrit dhe nuk iu intereson që kjo situatë të ndryshojë.

Ndryshe, siç tha dhe vetë Nard Ndoka, do të ishin të gjithë në burg.

Duke filluar nga Sali Berisha, të cilit, socialistët e Ramës ia kanë flakur dosjen e korrupsionit dhe nuk e kanë denoncuar pasi erdhën në pushtet, njësoj siç bëri ai me Fatos Nanon.

Njësoj siç do bëjnë prapë, nëse nuk vjen dikush që nuk ka lidhje me ta!

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *