5 Dhjetor, 2022

Një bashkëpunëtore në vrasjen e Mateos në Fier? Familjarët denoncojnë kushërirën

 Një bashkëpunëtore në vrasjen e Mateos në Fier? Familjarët denoncojnë kushërirën

Klodian Çalamani dyshohet se nuk ishte i vetëm në vrasjen makabre të 8-vjeçarit Mateo Vasliu një javë më parë në Greçalli të Fierit.

Nëna e të miturit ka kallëzuar në polici një grua të moshuar, e cila pretendohet se ka dhënë të njëjtën dëshmi me vrasësin para arratimit të 38-vjeçarit duke treguar me detaje krimin.

Mësohet se e moshuara është e afërmja e familjes dhe banon pranë banesës së Klodian Çalamanit.

Në momentin e marrjes në pyetje nga Policia, pa u arrestuar ende Çalamani, ajo ka treguar lëvizjet e 8-vjeçarit, por ndryshoi fundin e historisë.

E moshuara pretendoi se pasi Mateo i kishte dërguar bukën 38-vjeçarit kishte dalë sërish, e pranë tij kishte kaluar një makinë e kuqe, e cila sipas tyre mund të kishte lidhje me zhdukjen e 8- vjeçarit.

Përballë këtyre dëshmive gati identike, nëna dhe familjarë të Mateo Vasiut dyshojnë se e afërmja e moshuar mund të ketë pasur dijeni për vrasjen.

Në mos ka qenë e implikuar. Kështu që e moshuara do të merret në pyetje në vijim për të verifikuar dyshimet e familjarëve të 8-vjeçarit të vrarë dhe për të hedhur dritë mbi ngjarjen.

Ndërkohë që nga ana tjetër Klodian Çalamani qëndron i izoluar në paraburgimin e Vlorës ku nuk ka kontakte me asnjë person, ndërsa jashtë vazhdon mbledhja e firmave për të rikthyer dënimin me vdekje, nismë që deri më tani i janë bashkuar mijëra qytetarë.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *