31 Janar, 2023

Një Armadegon bërthamor, kur do ta sulmonte Rusia-Perëndimin?

 Një Armadegon bërthamor, kur do ta sulmonte Rusia-Perëndimin?

Nga Aleksandër Motyl “19 Forty Five

A do të guxonte Putini ta sulmonte Perëndimin? Kjo pyetje është vërtet alarmante, por duhet ngritur, aq më tepër kur Kremlini bëhet gjithnjë e më i dëshpëruar nga situata e forcave ruse në Ukrainë dhe teksa retorika e politikë-bërësve dhe e propagandistëve rusë po bëhet gjithnjë e më e ashpër.

Këtu duhet të merren parasysh 2 skenarë të mundshëm. Së pari, ka të ngjarë që Perëndimi mund të kapërcejë “vijën e kuqe” të hequr nga Rusia, dhe kësisoj të provokojë një kundërpërgjigje të ashpër nga ana e Moskës.

Së dyti, i zhgënjyer nga paaftësia e tij për të fituar një luftë kundër një armiku dukshëm më të dobët, presidenti rus Vladimir Putin mund të arrijë në përfundimin se mënyra e vetme për ta shpëtuar regjimin e tij nga kolapsi, do të ishte një devijim i fushatë ushtarake kundër një vendi të aleancës perëndimore.

Në përgjithësi politikë-bërësit rusë kanë deklaruar se reagimi i tyre do të jetë i ashpër, vetëm nëse Perëndimi do të sulmojë Rusinë, apo nëse një kombinim ngjarjesh, do të rrezikonte vetë  ekzistencën e shtetit rus. Në këtë kuadër, ata kanë pretenduar se Rusia do të kërcënohej ekzistencialist, nëse Ukraina do të hynte në NATO dhe nëse raketat bërthamore perëndimore do të vendoseshin në territorin ukrainas.

Por se si do të ishte një përgjigje e ashpër, kjo ka mbetur gjithnjë e paqartë. Kjo mungesë qartësie i jep mundësi Moskës të marrë në konsideratë një sërë lëvizjesh të mundshme, teksa i lë fqinjët dhe rivalët e saj të hamendësojnë të shqetësuar.

Personalitetet televizive, propagandistët rusë janë një çështje tjetër. Ata e imagjinojnë plot entuziazëm Armagedonin bërthamor, fantazojnë për shkatërrimin e Ukrainës, Polonisë dhe shteteve baltike, dhe shkruajnë histori të luftë së pafundme kundër liberalizmit perëndimor e të pafe.

E paqartë mbetet edhe se deri në çfarë shkalle imagjinatat e tyre të pavarura pasqyrojnë pikëpamjet e politikë-bërësve në Kremlin. Sigurisht ata kanë ndoshta rolin e tyre, për ta përgatitur popullatën për skenarë të mundshëm të fundit të botës, ndoshta për të testuar ujërat, apo edhe për të tmerruar Perëndimin.

Në çdo rast, deklaratat zyrtare priren të jenë më shumë të bazuara në realitet sesa tek fantazitë propagandistike. Për muaj të tërë, Moska zyrtare këmbënguli se anëtarësimi i Ukrainës në NATO ishte i pashmangshëm, dhe se kërcënimi i vendosjes së raketave në Ukrainë ishte real.

Në fakt, Moska e dinte që Perëndimi dhe Ukraina: pra që shanset e Ukrainës për t’u anëtarësuar në NATO gjatë 2 dekadave të ardhshme ishin zero, dhe për rrjedhojë atje nuk do të vendoseshin raketat. Duke pasur parasysh këtë prirje ndaj ekzagjerimit dhe gënjeshtrës, Moskës nuk mund t’i besohet asgjë që thotë.

Ajo mund të jetë duke gënjyer; por mund të thotë edhe të vërtetën. Thënë këtë, pretendimi i Kremlinit se një kërcënim për ekzistencën e shtetit rus, do të ishte një vijë e kuqe, mund të merret në konsideratë. Por se çfarë do të përbënte një kërcënim, kjo është sigurisht një pyetje tjetër.

A mundet Perëndimi apo Ukraina ta kërcënojnë seriozisht ekzistencën e shtetit rus? A ka një “vijë të kuqe”, që ata nuk guxojnë ta shkelin për të mos provokuar nisjen e Luftës së Tretë Botërore? Me përjashtim të pushtimit të Rusisë dhe avancimit në mënyrë të ngjashme me Blitzkrieg-un gjerman të Hitlerit apo gjuajtjes me raketa ndaj Moskës, nuk ka asgjë tjetër të ngjashme.

Dërgimi në Ukrainë i të gjitha llojeve të armëve, nuk ka shkelur deri tani asnjë “vijë të kuqe”. Sisteme raketore amerikane me lëvizshmëri të lartë (HIMARS) dhe sistemet britanike të raketave lëshuese të shumëfishta (MLRS), mund të ndryshojnë fatin e betejës dhe t’i ndihmojë ukrainasit të dëbojnë trupat ruse nga Ukraina.

Por sa kohë që Ukraina ndalet deri në kufirin e saj dhe raketat nuk shënjestrojnë Rusinë, nuk ka asnjë skenar të besueshëm që shteti rus të ndihet i kërcënuar në një nivel ekzistencial. Në fakt, nuk është as e qartë nëse një prani ushtarake perëndimore në Ukrainë, do të përbënte kalim të “vijës së kuqe”, për sa kohë që ushtria perëndimore qëndron brenda kufijve të Ukrainës.

Përveç rastit kur rusët mendojnë që një kundër-ofensivë e suksesshme e Ukrainës apo një prani ushtarake perëndimore, përbën shkelje të disa “vijave të kuqe” (edhe pse edhe në atë rast kanë më shumë gjasa të kundërpërgjigjen me një sulm të ripërtërirë ndaj civilëve të Ukrainës sesa me një sulm ndaj Perëndimi).

Ajo që nënkupton tek e fundit do të thotë prirja e rusëve për sjellje të paparashikueshme, është fakti që konceptet e Moskës mbi “vijat e kuqe” janë sa të paqarta aq edhe arbitrare. Si për t’i përkeqësuar më tej gjërat, një elitë e dëshpëruar ruse mund të vendosë që lëshimi i një rakete drejt Varshavës apo pushtimi i Estonisë Verilindore, mund të jetë një mënyrë e përshtatshme për të vepruar me forcë brenda dhe jashtë vendit, duke e testuar vendosmërinë e NATO-s për të zbatuar Nenin 5, dhe duke e shtuar kështu përkeqësimin e Kremlinit. Perëndimi s’ka nevojë të kalojë asnjë “vijë të kuqe” objektivisht të njohur, që të ndodhë një skenar kaq i tmerrshëm. Diktatorët janë të paparashikueshëm nga natyra e tyre, ndërsa sociopatët irracionalë me një pushtet të pakufizuar janë veçanërisht të paparashikueshëm.

Kësisoj, politikë-bërësit perëndimorë duhet të vlerësojnë sjelljet e Rusisë jo pak mbi pasiguri dhe paparashikueshmëri. Ata duhet ta kuptojnë se rusët mund të deklarojnë me po aq lehtësi se edhe fyerja ndaj Putinit “përbën shkeljen e një vije të kuqe”, madje më shumë sesa sprapsja e trupave ruse nga Donbasi. Duke pasur parasysh nivele të tilla të larta të pasigurisë, Perëndimi mund të mbrohet më së miri nga një fillim i papritur i çmendurisë agresive ruse, duke e sqaruar pozicionin e tij dhe duke ia bërë atë të qartë Moskës.

Perëndimi duhet të angazhohet plotësisht për të përshpejtuar fitoren e Ukrainës, duke ia bërë të qartë Moskës se mbështetja e saj ndaj sovranitetit ukrainas është e pakushtëzuar dhe e përhershme, dhe se Perëndimi ka “vijat e kuqe” të tijat, të cilat nëse kapërcehen nga Rusia, do të provokonin marrjen e masave që mund të çojnë në kolapsin e shtetit rus. Sa i përket asaj se cilat do të ishin këto masa të ashpra, është më mirë t’i lëmë rusët në ankth duke hamendësuar mbi to.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *