30 Nëntor, 2022

Nikollë Lesi: Gaz Bardhi nesër do veshë mbathje çeliku pasi demokratët nga Mamurrasi e kanë shumë qejf

 Nikollë Lesi: Gaz Bardhi nesër do veshë mbathje çeliku pasi demokratët nga Mamurrasi e kanë shumë qejf

Botuesi i Koha Jonë Nikollë Lesi ka publikuar një koment rreth zhvillimeve të fundit në PD.

Ai parashikon përplasje frontale mes demokratëve.

“Nesër në ora 12.00 (datë 8 janar 2022) do të jetë ndeshja finale “Berisha-Basha”, por vetëm me një takim te oborri i PD-së. Pra nesër njeri merr Selinë qendrore përfundimisht dhe tjetri ikën në shtëpi.

Ndeshja nuk ka arbitër, por gjithsesi topin e parë do ta shkelmojë Edi Rama që do ta kalojë te zyra e Bashës. E më pas Kryeministri Rama, si tifoz neutral, do ta ndjekë ndeshjen në fjalë nga kafja e Surrelit.

Kurse ministri i brendshëm Bledi Çuçi, me një helikopter amerikan, do ta shikojë duelin nga ajri, mu mbi selinë e PD-së.

Mësohet se numri dy në Selinë Blu do të ketë mbathje çeliku, sepse tifozat nga Mamurrasi e kanë me shumë qejf një përqafim dhe foto me njeriun e dytë, pas Lulit”, shkruan Nikollë Lesi.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *