Nikoll Lesi përplaset me Blendi Fevziun: Ke marrë lekë nga unë, o mosmirënjohës

Nikoll Lesi është revoltuar me Blendi Fevziun, pasi ka marrë një shkrim që e ka botuar në gazetën e tij dhe për të cilin edhe është paguar, dhe e ka publikuar pa e cituar.
“Blendi Fevziu, moderator dhe analist i mirënjohur shqiptar, ka ribotuar një shkrim që fillimisht e ka publikuar në gazetën “Koha Jonë” me datë 24 janar 2006.
Titulli i shkrimit është: “Tiranë-Prishtinë-Tiranë, ose “Ra ky mort e u pamë”!
Në gazetën tonë, asokohe shkrimi i Fevziut është anoncuar fort në faqen e parë dhe botuar në faqen e Kosovës.
Ndërkohë Blendi Fevziu e ka ribotuar shkrimin dje me datë 21 janar 2022, por pa treguar ku është botuar.
Mundet harresë nga punët e shumta, por kur shkrimi ka marrë edhe honoraret e kohës në “Koha Jonë”, ndaj duhet shënuar nga është marrë publikimi tani pas 16 vitesh.
Dhe ja ku ka renë Fevziu pre e gabimit të ribotimit nga Koha Jonë. Ky shkrim është ribotuar nga redaksia e gazetës në kuadrin e 30 vjetorit të së parës gazetë, Koha Jonë.
Por siç duket gabimi i radhitësve në gazetë ku në vend të shënonin datën e saktë të botimit pra me 24 janar 2006, ata kanë shënuar gabimisht 2 shkurt 2006.
Këtë lapsus te redaksisë e ka ngrënë edhe Fevziu, pasi dje e fut shkrimin e tij në facebook sikur është botuar me 2 shkurt 2006. Po të shikosh faksimilen e gazetës shënon data 24 janar 2006.
Këto janë vogëlsira për të ilustruar faktin se Blendi Fevziu ka fshirë “marrë nga është marrë shkrimi”, shkruan Lesi, që tregon kështu se Fevziu nuk mban dot mend as datat e shkrimeve të veta.