Nikoll Lesi: Nëse opozita nuk fiton Shkodrën, Berisha dhe Basha të varin një gur në qafë tek ura e Bunës e të mbyten!

Nga Nikoll Lesi
Nesër janë zgjedhjet e pjesshme vendore në 6 bashki, ku spikat beteja për Shkodrën.
Deri tani kandidati i Berishës duket në avantazh nga sondazhet, por mund të ketë edhe surprizë që PS-ja të fitojë Bashkinë e Shkodrës, duke thyer mitin 31 vjeçar të këtij bastioni të djathtë.
PD-ja siç dihet kandidon në dy pjesë, e përçarë. PD-ja zyrtare me Bashën dhe PD-ja demokrate e konvertuar në “Shtëpia e Lirisë” më Berishën si lider.
Nëse do të kishte një opozitë të bashkuar, Shkodra ishte e sigurtë se fitohej nga e djathta, por deri nesër në mbremje asgjë nuk dihet se si shkon vota.
Edi Rama e do me çdo kusht Bashkinë e Shkodrës, ndaj krejt PS-ja ka zbarkuar në këtë qytet verior.
Por në rrjetet sociale zien debati se PD-ja ndodhet në ditën e saj me të zezë, bile shkruajnë se “nëse opozita nuk fiton Shkodrën, Berisha dhe Basha të varin një gur në qafë tek Ura e Bunës!”
Le të mbyten më mirë, se s’kanë çe duan jetën më.
1 Comment
Me kohe duhet ta kishin varur O Nkoll ! Bashke me Saliun edhe Ti