Nikoll Lesi: Erion Veliaj dhe Arben Ahmetaj, në prag të arrestimit nga SPAK

Nga Nikoll Lesi
Nuk ndalon denoncimi që po i bën PD-ja, e kryesuar nga deputetja Jorida Tabaku te komisioni parlamentar hetimor, për inceneratorët.
Flitet për 430 milionë euro që është projekti nga buxheti i shtetit, e ku afro 110 milionë euro janë paguar deri me sot, sipas Jorida Tabakut. Ndërkohë kryetari i PD-së Lulzim Basha thekson se megaeferë korruptive nuk mund të kryhej pa lejen e kryeministrit Rama.
Në fillim ka qenë LSI me anë të Monika Kryemadhit dhe me pas gjatë fushatës elektorale doli presidenti Meta duke publikuar dokumenta të kësaj afere.
Ndërkohë pritet të dalin para komisionit hetimor parlamentar gjatë javës së ardhshme si kryeministri Rama, sekretari i përgjithshëm i kryeministrisë Engjëll Agaçi, zv/kryeministri Arben Ahmetaj, Lefter Koka, ish-ministri Damian Gjiknuri, kryebashkiakët e Tiranës, Elbasanit dhe Fierit, por edhe disa zyrtarë të tjerë.
Publiku është mbushur me fakte dhe irritim.
Nga SPAK mësohet se janë përgatitur prangat për një kryebashkiak dhe një ministër të mazhorancës (flitet për Veliajn dhe Ahmetajn), ndonëse po bëhet luftë e madhe brenda mazhorancës që ministri të mos merret nga SPAK, por po mundohen ta konvertojnë me një zyrtarë tjetër të lartë që nuk ka imunitet.
Për kryebashkiakun nuk ka imunitet ligjor, pra arrestohet, kurse për ministrin do të kërkohet heqja e imunitetit parlamentar dhe me pas arrestimi. Gjithnjë kjo skemë nëse SPAK nuk merr kupolën e hartimit të letrave në qeveri, ku natyrisht nuk futet Edi Rama, pasi ai nuk ka firmë në asnjë dokument.
Kryeministri Rama ka deklaruar se “kushdo ka shkelur ligjin të mbajë përgjegjsi personale’.
Pas këtyre arrestimeve për inceneratorët, SPAK-u do fillojë arrestimet nga radhët e opozitës për dosjen e CEZ-it, ku sa herë ta shkundesh atë “thes” nxjerr pluhur!