1 Shkurt, 2023

“Ngri, shkri”- Loja e rrezikshme e Edi Ramës, me Shqipërinë

 “Ngri, shkri”- Loja e rrezikshme e Edi Ramës, me Shqipërinë

Kryeministri Edi Rama thotë se do të marrë pjesë në Samitin e BE-së, edhe pse një ditë më parë paralajmëroi të kundërtën.

“Do të marrim pjesë në mbledhjen e Këshillit të BE.

Nuk do ketë shumë për të dëgjuar për ne, por do kërkojmë të dëgjohemi për idenë e një Komuniteti të ri Politik Europian që ne mbështesim, për Ballkanin e Hapur që çdo përpara frymën e Europës. Sapo dëgjova që diçka po lëviz sot në Bullgari.

Është shumë herët për të qenë optimist dhe shumë pak për të ndryshuar pjesën e fjalimit të nesërm ku Bullgaria kritikohet si shtet që ka rrëmbyer dy vende të NATO-s, ndërkohë që në kufirin e Europës ka një luftë të nxehtë”, ka shkruar kryeministri Rama në Tuitter.

Me një veprim të paprecedentë për një kryeministër shqiptar, Edi Rama tha një ditë më parë, se nuk do të merrte pjesë në Samitin e Be-së, ku do të flitet për hapjen e negociatave për Shqipërinë.

Rama tha se e mori këtë vendim pasi kishte folur me presidentin serb dhe kryeministrin maqedonas.

Por vendimi i tij shkaktoi reagime të ashpra, sidomos nga opozita, pasi Shqipëria po bojkotonte kështu Bashkimin Europian, çka do të përbënte një skandal, pavarësisht zhgënjimit për zvarritjen e hapjes së negociatave.

Dhe frika nga këto reagime, duket se e kanë bërë Ramën të ndërrojë mëndje.

Kjo, pasi në rast se nuk shkonte, do t’i hynte një loje të rrezikshme, për të cilën shqiptarët zor se mund ta falin.

Se ka ardhur koha të shprehet qartë o me BE, o me Serbinë e Vuçiçit të Rusisë.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *