5 Dhjetor, 2022

Ngjarja më humoristike e vitit 2021 në Shqipëri

 Ngjarja më humoristike e vitit 2021 në Shqipëri

Nga Kastriot Myftaraj

Irfan Hysenbelliut i vdes nëna në Tiranë, ndjesë pastë zonja, atë e varrosin në Skrapar, ndërsa Lulzim Basha, Erion Veliaj dhe Taulant Balla shkojnë ta ngushëllojnë mikun e tyre Fanen në Kavajë, në resortin që ky ka atje, në Golem!

Dhe çuditërisht të tre, Basha, Veliaj, Balla patën mendimin që të shkojnë në të njëjtën kohë, në të njëjtin vend për të ngushëlluar!

Se në vend të Kavajës mund të kishin shkuar bie fjala në Korcë, ku Fania bashkë me fabrikën e birrës “Korça” ka marrë dhe lokalin e njohur të qytetit i quajtur Panda e sipërme, si pjesë e kompleksit të fabrikës dhe që është bar-restorant.

Në resortin e Fanes në Golem janë strehuar një pjesë e afganëve që solli Edi Rama në Shqipëri, të cilët u habitën shumë kur mësuan nga kamerierët se kishin ardhur tre politikanë të rëndësishëm për të ngushëlluar pronarin për vdekjen e nënës së tij, e cila kishte vdekur diku tjetër dhe ishte varrosur diku tjetër.

-Ne i kemi për keq këto gjëra,- tha një afgan,- në këto raste i vdekuri merr me vete një nga ngushëlluesit.

 

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *