21 Shtator, 2023

Ngacmim seksual ndaj ambasadores së Luksemburgut në Kosovë, arrestohet një person

 Ngacmim seksual ndaj ambasadores së Luksemburgut në Kosovë, arrestohet një person

Policia e Prishtinës ka arrestuar një person për ngacmim seksual të Ambasadores së Luksemburgut në Kosovë.

Sipas informacioneve, shtetasi E.H. ka ngacmuar me fjalë të pahijshme përfaqësuesen e shtetit luksemburgas në Kosovë në rrugë ditën e djeshme.

Pas denoncimit, E.H. është ndaluar nga policia e kryeqytetit të Kosovës dhe do të qëndrojë në paraburgim për 48 orë deri në ballafaqimin në seancën e parë.

Njoftimi i Policisë:

Prokuroria Themelore në Prishtinë, Departamenti i Përgjithshëm, me aktvendim të prokurorit të shtetit ka ndaluar në kohëzgjatje prej 48 orësh personin me inicialet E.H., pasi i njëjti dyshohet se ka kryer veprën penale “Ngacmimi”, nga neni 182 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës. I dyshuari i lartcekur, më 10.11.2021, gjatë qarkullimit në trafikun rrugor në Prishtinë, ka shfaqur sjellje të padëshirueshme të ngacmimit ndaj Ambasadores së Luksemburgut në Kosovë. Ndaj të njëjtit, do të ndërmerren veprime të mëtejme procedurial.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *