Nga romanca me Olsi Ramën, tek Kreshnik Spahiu: Ana e “errët” e ministers Olta Xhaçka

Ish- deputeti socialist, Artan Gaçi, i cili iku nga parlamenti sapo nisi të vepronte ligji i dekriminalizimit, nuk është partneri i vetëm në jetën e errët të ministres së Jashtme, Olta Xhaçka. Gaçi mund të jetë thjeshtë i fundit.
Olta Xhaçka është e bija e Natasha Xhaçkës, e shpallur në kërkim ndërkombëtar për trafik fëmijësh në vitin 1992, e arratisur në Greqi, Itali dhe më pas SHBA, e dënuar dhe e lidhur me firmat piramidale.
Gjatë zhvendosjes në SHBA, Olta Xhaçka u lidh me Parid Kadrinë, djali i bosit të firmës piramidale ‘Gjallica’, Gani Kadria. Ajo e mbajti lidhjen me Paridin deri kur u takua me Olsi Ramën, vëllain e Edi Ramës.
Olsi Rama, për Oltën, braktisi bashkëshorten dhe vajzën e tij të vetme. Lidhja dashurore mes tyre ka qenë e fortë dhe dramatike, por më pas ështē miksuar me interesa politike dhe financiare.
Olta Xhaçka erdhi nga SHBA dhe në vitin 2006 iu bashkua Lëvizjes MJAFT, ku krijoi një raport mistik me Erion Veliajn. Por, ajo besohet se e përdori veçanërisht lidhjen me Olsi Ramën, për t’u afruar me Edi Ramën, i cili e bëri deputete në vitin 2009, më pas ministre nga një ministri në tjetrën.
Krahas futjes në politikë, Olta Xhaçka nisi një romancë me Kreshnik Spahiun, i cili në atë kohë ishte nënkryetar i KLD dhe një personazh me influenca në drejtësi. Lidhja dashurore u duk sikur po bëhej e fortë. Spahiu dhe Olta kanë bashkëjetuar për dy vjet.
Mbetet mister se pse marrëdhënia mes tyre mori fund. Shumë shpejt Olta Xhaçka kapi Artan Gaçin, edhe ky deputet i Edi Ramës dhe biznesmen. Gaçi kishte një butik, ‘Butik Firence’ dhe furnizonte Edi Ramën me rroba të shtrenjta.
Butiku besohet se ishte thjeshtë një maskë. Në një raport të OSBE, të disa viteve më parë,Gaçi figuron në listën e biznesmenëve që pastrojnë para të pista dhe që ka histori me trafiqe.
Sapo bëri letrat për lidhjen me Artan Gaçin, ky i fundit i kaloi Olta Xhaçkës mbi 70 mijë euro në llogari që vitin e parë. Në jetëshkrimin në faqen zyrtare të Ministrisë së Jashme, Olta Xhaçka paraqet si partner vetëm të fundit, Artan Gaçin.