21 Shtator, 2023

Nga njohja me Azem Hajdarin tek Sali Berisha, Izet Haxhia jep shpjegime në Gjykatë

 Nga njohja me Azem Hajdarin tek Sali Berisha, Izet Haxhia jep shpjegime në Gjykatë

Ish-truproja e ish-kryeministrit Sali Berisha, Izet Haxhia ka dhënë sot një dëshmi në Gjykatën e Tiranës.

Gjatë seancës së sotme, Haxhia ka dhënë shpjegime lidhur me njohjen dhe marrëdhëniet që ka pasur me dy nga figurat më të rëndësishme të Partisë Demokratike.

Sipas gazetares Klodiana Lala, Haxhia ka treguar sesi është njohur me Azem Hajdarin dhe marrëdhëniet e tij me Sali Berishën.

Mësohet se ai ka përfunduar shpjegimet deri në vitin 1997 dhe do rifillojë seancën e radhës të enjten të vazhduar pjesën tjetër të shpjegimit.

Në 2006-n, Izet Haxhia u arrestua në Turqi, ndërsa në maj 2020 ai u ekstradua në Shqipëri për të vuajtur dënimin me 25 vite burg për vrasjen e deputetit Azem Hajdari.

Ai pretendon se nuk ka pasur lidhje me atentatin e ndodhur jashtë selisë së PD-së, edhe pse u dënua si bashkëpunëtor.

Haxhia kishte fituar azil politik në shtetin turk por u ekstradua në Shqipëri për të hapur edhe njëherë procesin gjyqësor për të ashtuquajturën “vrasja e shekullit”.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *