1 Shkurt, 2023

Nga minierat, paratë tek qendrat sportive, pasuria e Aqif Rakipit. Ylli Ndroqi 27 pasuri të paluajtshme dhe 5 makina

 Nga minierat, paratë tek qendrat sportive, pasuria e Aqif Rakipit. Ylli Ndroqi  27 pasuri të paluajtshme dhe 5 makina

Nga Adriatik Doçi

Në Shqipëri tashmë po formohet gradualisht një ‘klub’ me të shpallurit non grata nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Deri më tani janë shpallur non grata kryesisht për korrupsion Sali Berisha, Tom Doshi, Adriatik Llalla, Vangjush Dako. Sot u sinjalizuar shpallja non grata e ish deputetit Aqif Rakipi dhe biznesmeni Ylli Ndroqi.

Po cila është pasuria dy biznesmenëve Rakipi dhe Ndroqi?

Rakipi ka deklaron një apartament 162 m2, me vlerë 5 milionë lekë, blerë sipas tij me të ardhura nga puna dhe emigracioni. Ish deputeti deklaron edhe dy apartamente në Durrës, me sipërfaqe 74.1 m2 dhe 61.9 m2, në vlerë 56 mijë euro dhe 36 mijë euro. Rakipi deklaron një depozitë bankare me vlerë 210 mijë euro, 20 mijë euro cash, si dhe dy makina në vlerë 45 mijë euro dhe 26 mijë euro.

Rakipi është aksioner me 30 % në kompaninë Nickel-Mine shpk, me objekt nxjerrje, përpunim, import dhe eksport mineralesh. Ish deputeti Aqif Rakipi është pronar edhe i kompanisë Al-Fi shpk, me objekt aktivitete sportive, palestër, fitnes dhe bar kafe.

Ndërkaq, sipas SPAK, Ylli Ndroqi nuk mbulon me të ardhura të ligjshme një pasuri me vlerë rreth 3 milionë euro. Meqenëse Ndroqi nuk është subjekt i deklarimit të pasurisë, SPAK ka identifikuar 32 pasuri që nuk justifikohen me burime të ligjshme.

Mes këtyre pasurive përshihen apartament 52 m2 në Tiranë, apartament 117 m2 në Durrës,

njësi 150 m2, 59 m2, 18.3 m2, 195 m2, 43.7 m2, dhe garazh 29.4 m2 në Tiranë, tek ETC. Ylli Ndroqi ka në pronësi gjithashtu truall 300 m2, truall  600 m2 me ndërtesë 90 m2 në Tiranë, arë 67 m2, truall 15 m2, truall 300 m2 në Tiranë, truall 2026 m2 në Mullet, si dhe pyll 100 mijë m2 në Lanabregas, Tiranë.

Pesë makina Merces-Benz, modeli S600, BMË modeli 760 LI, Land Rover, Merces-Benz, modeli S600 dhe RollsRoyce, modeli PHANTOM. Ylli Ndroqi është gjithashtu aksioner në kompanitë  “Landon”,  “YLDON”, “RENDON OIL”,  “DON – UCD”, “Ecogades Landon Balcan”, “CHANNEL ONE”, “PS 31”,  “INTERKINEX”,  “ORA”, “REN-DON” etj. SPAK ka identifikuar si pasuri të Ylli Ndroqit edhe një truar  8 781 m2 me sipërfaqe ndërtimi 3 038 m2 në Tiranë.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *