9 Dhjetor, 2023

Nga goja, në “prehrin” e Grida Dumës

 Nga goja, në “prehrin” e Grida Dumës

Ajo që treguan zgjedhjet e 6 marsit, përtej faktit se Lulzim Basha është braktisur në masë nga elektorati, janë edhe përplasjet e brendshme, edhe brenda grupit që deri dje mbështetste publikisht Lulzim Bashën dhe bëntë avokatinë e tij.

Mënjeherë pas dështimit në zgjedhje janë shtuar zërat për dorëheqjen e Lulzim Bashës.

Nga ana tjetër ajo që vihet re është sulmi i fortë që ka nisur ndaj Lulzim Bashës, ajo që deri dje i bënte avokatinë publike, Grida Duma.

Kjo e fundit dje në një prononcim për mediat ka thënë se Lulzim Basha ka afat deri të enjte për të plotësuar kërkesat e Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike.

“PD nuk duhet të zvogëlohet. E dalë forcë e tretë , personat që i bën dëm PD duhet të tërhiqen pas. I  kemi lëmë kohe diten e neserme per te bere hapat pas sikunder dhe ai e ka kerkuar. Nuk ka rruge tjeter vecse te terhiqet. Ka një strategji e vetmja ndërtimi i një komisioni nga  deputetët e grupit parlamentar dhe ata të Foltores të cilët duhet ta çojnë PD te procesi i zgjedhjeve”, ka thënë Duma.

Por, kush është Grida Duma?

Historia e saj në PD, fillon në vitin 2011, kur Grida Duma u bë zv.ministre, e mbytur në borxhe dhe iu bllokuan llogaritë bankare.

Pas 2013-ës, ndryshon imazhin dhe vërsulet në media në mbrojtje të Sali Berishës duke ngritur imazhin e saj si një demokrate, e cila po mbante lart zërin kundërshtar ndaj një qeverie e cila “kishte ardhur me krimin dhe bandat në lista”.

Në vitin 2017 u fut në Kuvend si deputete, nga listat e famshme të Lulzim Bashës, të cilat i sollën një katrastrofë elektorale Partisë Demokratike, e cila mori rreth 230 mijë vota më pak se katër vite më parë. Pra, ditën që doli në Opozitë.

Për tetë vite, nga 2013 deri në 2022, Grida Duma ka qënë një ndër mbështetëset dhe avokatet publike të çdo “çmendurie” politike të Lulzim Bashës.

Mbështeti djegien e mandateve, mbështeti bojkotin e zgjedhjeve, mbështeti Lulzim Bashën pas humbjes së turpshme në zgjedhjet e 25 prillit 2021, Mbështeti edhe vendimin personal të Lulzim Bashës, për përjashtimin e Sali Berishës nga grupi parlamentar, në 9 shtator 2021.

Në 15 shtator, pra vetëm pak ditë pas përjashtimit të Berishës, Duma tha se Basha tregoi lidership.

“Nëse do kërkohej që secili nga ne të jepte mendimet, për mua ai akt është akt lidershipi, i vështirë, traumatik për Bashën, që tha që iu deshën tre muaj për të lobuar…nëse do të mbanim qëndrime personale do të godisja një akt lidershipi moral”, tha Duma.

Në nëntor 2021, Duma shprehej “Gjithmonë kam thënë s’kam koment, apo s’dua të komentoj, por një gjë do ia them Sali Berishës: Të kesh nevojë të importosh njerëz për t’i kthyer në mercenarë për të goditur PD, është panevojshme, nuk të takon. Duhet të jesh njeriu që ne kemi parë edhe kur të kemi mbrojtur edhe kur të kemi respektuar”.

Në 26 nëntor 2021, Duma e “shpallte” Bashën fitues.

“Tani fillojnë shanset e Bashës për të fituar, tani fillojnë.”-ka thënë Grida Duma në studion e Arian Çanit.

Më tej, në 4 dhjetor 2021 Duma deklaronte se “Berisha nuk e zbuloi personalitetin e Lulzim Bashës. Nëse është dikush që duhet t’i kërkojë llogari është rekomandimi i Sali Berishës për Lulzim Bashën.

Unë nuk kam dëgjuar t’i thotë Lulzim Bashës jep dorëheqjen. PD dhe asnjë parti në Ballkan nuk  mundet në këtë realitet politik të fitojë asnjë palë zgjedhje nëse është me SHBA-të kundër”.

Në 18 dhjetor 2021, gjatë fjalës së saj në anti-Kuvendin e Lulzim Bashës, Duma i kërkoi këtij të fundit të jetë dhe mbështesë të gjithë demokratët, përveç Sali Berishës.

“Unë sot jam me Lulzim Bashën.

Por nga sot Lulzim Basha të jetë me demokratët pa asnjë përjashtim dhe vetëm me Sali Berishën jo.”-deklaronte Grida Duma.

Duke folur në anti-Kuvendin e 18 dhjetorit, mbajtur në Pallatin e Kongreseve, ajo tha se Basha është më i pafajshmi.

“Je më i pafajshmi në këtë mes dhe pikërisht Sali Berisha është fajtori më i madh mes nesh, megjithëse edhe ne të tjerët nuk jemi me më pak faj se ti”-tha në atë kohë Duma.

Po ashtu Grida Duma mbështeti edhe dhunën ndaj demokratëve në 8 janar 2022, në protestën para selisë së blinduar të PD.

Në 18 janar, Duma deklaronte se “Nuk shoh mjerim më të madh për Sali Berishën sesa ai që sot të mbledhë pesë njerëz apo dhjetë njerëz, që unë sinqerisht i respektoj.”

Në 31 janar 2022 Duma tha se “E gjithë Foltorja ka treguar se nuk ka ditur të tregojë se ka figura konkurruese. Të gjithë ata kanë punuar për PD, por peshën për të qenë kandidatë nuk e kanë”.

Në 6 mars 2022 mbahen zgjedhjet e pjesshme lokale, ku partia e Lulzim Bashës humbet turpshëm. Nuk merr asnjë bashki katandiset forcë e tretë politike.

Tani si me “magji” Grida Duma “kapërcen Ylberin”. Del kundër Bashës.

Menjëherë pas dështimit në zgjedhje, Duma i ka drejtuar gishtin Lulzim Bashës, të cilit i kërkoi të mbajë përgjegjësi, dhe të japë dorëheqjen.

Më tej, duke luajtur “rolin e Hirushes”, Grida Duma doli me një tjetër qëndrim publik ku tha se do të japë dorëheqjen si nënkryetare e PD-së.

“Jep dorëheqjen nga posti i kryetarit të PD. Tani para se të na drejtohesh ne me pyetje kam unë një pyetje për ty: A ndjen ti kryetar përgjegjësi morale personale për këtë humbje?! Lideri në një parti politike është 90 % dhe numrat dy tre apo 27 çfarëdo të bëjnë nuk e zëvendësojnë dot as përmirësojnë dot liderin”-mësohet ti jetë drejtuar Grida Duma, Lulzim Bashës, në mbledhjen e pasdites së 7 marsit.

Në 8 mars, në një postim në rrjetet sociale, Duma ka mbajtur një qëndrim mjaft të ashpër ndaj Lulzim Bashës, për të cilin shkruan se “prej 24 orësh është frikësuar aq shumë sa angazhohet me topa pështyme nga frëngjijtë e betejave ‘të pahumbura’.”

Më tej, Grida Duma i “përvishet” Lulzim Bashës me akuza të forta, pasi sipas saj ai ka refuzuar në mënyrë kategorike kur i është kërkuar që të denoncojë aferën e Portit të Durrësit.

“Meqë ra fjala dhe ky kandidati i Librës qe e vure shef shtabi dhe i gjithë shtabi të kërkoi për tre jave me rradhë të vije ne Durres dhe të denoncoje aferen e Portit të Durrësit- e refuzove në mënyrë kategorike!”, shkruante Duma.

Në 10 mars, Duma deklaronte se “6 Marsi nuk e tregoi këtë, sa kohë që jemi në politikë, duke nisur nga secili nga ne, nëse unë thuajse nuk kam asnjë përgjegjësi dhe jap dorëheqjen, kur shumica të ka kërkuar largimin, dhe ti vazhdon e mban kreun e partisë, do të thotë që kjo është përfitimi i vetëm i tij.

Ndërsa tani del e thotë se Basha ka afat deri nesër dhe pretendon se kërkon të bashkojë PD-në.

Pra, kjo është Grida Duma. Pasi ka kuptuar që elektorati nuk i mbështet, se janë pakicë e pikcës në PD, del e flet për parime e gjoja bashkim të PD.

Por, në fakt kjo dhe disa të tjerë nuk i shërbejnë zgjidhjes dhe zmadhit të PD-së. Këta janë poa q përgjegjës sa Lulzim Basha për shkatërrimin e PD-së. Këta janë ata që kanë çuar PD-në në këtë gjendje, por duan ta përdorin si “komardare” për interesat e tyre korruptive politike. Nuk mundet që situata në PD të përdoret nga “kufomat politike” të Lulzim Bashës dhe njerëzit që shkatërruan PD, që të shpëtojnë karriget e tyre.

Në prehrin apo në gojën e Gridës nuk ka zgjidhje për të ardhmen e PD-së.

Një njeri që ka përdorur një “gojë të pistë”, që vetëm ka sharë, tani kërkon që PD të bashkohet në “prehrin” e saj.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *