4 Dhjetor, 2022

Nënë Liza simbol i banorëve të “5 Majit”, mbledh fqinjët dhe proteston para Kuvendit: Këtij shteti s’i rr*het për plakat

 Nënë Liza simbol i banorëve të “5 Majit”, mbledh fqinjët dhe proteston para Kuvendit: Këtij shteti s’i rr*het për plakat

Ashtu siç e kishin paralajmëruar banorët e lagjes “5 Maji” në Tiranë, janë mbledhur për të protestuar para Kuvendit, pasi banesat e tyre u shembën pak ditë më parë.

Banesat e lagjes “5 Maji” preken nga projekti i rindërtimit dhe banorëve pavarësisht se u është thënë që do marrin apartamente në pallatet e ndërtuara, ngrenë hije dyshimi duke theksuar që nuk besojnë se do dëmshpërblehen.

Ndërkohë nga ana tjetër ka nisur seanca plenare e Kuvendit.  Protestuesit i janë afruar hyrjes së Parlamenti, po janë penguar nga policia.

Një ndër protestuesit është edhe e moshuara e identifikuar gjatë shembjes së banesave si “Nënë Liza”. Ajo sërish ka hedhur akuza në drejtim të kryeministrit Edi Rama dhe kryebashkiakut Erion Veliaj.

“Nuk ka ardhur kush a është gjallë a ka vdek, ky është shteti, s’i rr*het për plakat.

Dua të dal para parlamentit, ta marrë vesh Rama dhe këto deputetët bukuroshët”, tha Nënë Liza.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *