Nënë Liza dhe si i bënë pallatet Ylli Rakipi e Preç Zogaj, ku i gjetën lekët dhe kush ua dha tokën

Nga Ilir Demalia
Ligj-Maliqi dhe skifterët grabitqarë.
Një nga krimet me të tmerrshme që kanë bërë të gjitha qeverite e këtij 30 vjeçari, është krimi me pronën private dhe publike që ka krijuar një dramë sociale dhe ligjore që nuk do të pushojë.
Qeveritë prej 1991 lejuan me qëllim, vërshimet e grabitësve të ngulin hunjtë dhe të rrethojnë prona dhe ndërtojnë për 30 vjet. Kjo për ti përdorur si mish për top për topat e fushatave në zgjedhje dhe për të justifikuar grabitjet e tyre me marrjen e pushtetit me ligj-maliqin
Politikanët dhe qeveritarët grabitën me “ligj maliq” pronat publike në bregdet, mal, dhe në qëndër të kryeqytetit duke shkatërruar çdo të ardhme urbane dhe duke denatyralizuar natyrën sidomos bregdetin.
Gazetarë të pushteteve në shërbim të krimit shtëtëror dhe politik siç vazhdojnë dhe tani në shërbim të parti-bandave përfituan në mënyrë të paligjshme me perkrahjen e ligj-Maliqit, prona publike dhe private duke u bërë pronarë.
Këta gazetarë morën pronat publike si Shtepinë e Rinisë ku është sot sheshi Willson, pallati i CONAD-it, tek Blloku, si fillim nga Berisha gjoja si redaksi të gazetës Albania dhe më pas Illir Meta i’a privatizoi Ylli Rakipit. Kjo tokë ka pronarë privat. Si i beri letrat e privatizimit dhe me pas mori lejen e ndërtimit për këtë pallat Ylli Rakipi, kur pronarët vazhdojnë e sillen rrugëve?!!
Si e mori Preç Zogaj, ish- Shtypshkronjën Ushtarake, pranë Universitetit Mesdhetar sot, gjoja për “Shtëpi Botuese” dhe me pas lokal , dhe tani po ndërton pallate?!!
Po dhëndri i Berishës ish- klubin e Partizanit?!!
Po vilat e Metës, Berishës, kryetarit të SPAK Arben Kraja e plot të tjerë në Gjirin e Lalëzit e ne bregdet, një battalion i babëzisë zyrtare dhe administratorë, gazetarë, analistë, moderatorët ish- spiune dhe në vazhdim në shërbim të regjimeve banditeske të këtij 30 vjeçari? Të cilët vazhdojnë të gllabërojnë edhe sot me para kriminale me qeverinë socialiste si asnjëherë më parë me llaxoren e Bashkisë lali Erin kamikazin e Edi Ramës?!!
Me çfarë fytyre dhe ligji dalin para ekraneve këta që kanë krijuar veç e veç dhe të gjithë së bashku këtë katraure dhe na flasin për shtet e moral?
Kjo situatë nuk do të ketë qetesi dhe as nuk do të shuhet me patetizëm analistësh duke përdorur model të Nona Lokeve të realizmit socialist me Nona Lizat e realizmit demo(n)kratik sipas hesapeve të bandave politike në mediat e parave kriminale të politikës se bandave.