Nëndetësja amerikane ‘Connecticut’ me një mision sekret në Detin e Kinës Jugore?

Marina amerikane ka akuzuar komandantin e nëndetëses bërthamore amerikane “Connecticut” dhe dy nga bashkëpunëtorët e tij më të ngushtë pas episodit që ndodhi në ditët e para të tetorit në Detin e Kinës Jugore, kur njësia bërthamore goditi një mal nënujor të pa shënuar në harta.
Kapiteni dhe oficerët e tjerë – është arsyeja – kanë bërë gabime, nuk kanë mbikëqyrur dhe nuk kanë ndjekur procedurat. Dhe e gjitha kjo, ndikoi në zinxhirin e ngjarjeve.
Sipas ekspertëve, kapiteni Cameron Aljilani mund të kishte përdorur hidrolokator për të parë pengesën, por ndoshta nuk mundi, sepse ishte në një mision secret, raporton shtypi amerikan. Aktivizimi i tij mund të kishte shënuar pozicionin e tij dhe mund të shquhej nga “armiku”.
Pekini ka sulmuar ashpër Uashingtonin, duke bërë thirrje për qartësi. Ndoshta kinezët as nuk e dinë se çfarë ka ndodhur ose shmangin ta thonë për të mos zbuluar ndonjë aftësi inteligjente.
Në vitet e fundit, Flota e Shtatë (Paqësori) ka pësuar probleme në stërvitjen e ekuipazheve detare: ka shfaqur mangësi në hierarki, është ankuar për incidente mjaft të rëndësishme, nga humbja e një anijeje që u përfshi në zjarr, e deri te përplasjet.
Nëndetësja bërthamore amerikane “Connecticut” është e ankoruar në bazën e Guamit dhe për momentin nuk është zbuluar asnjë dëm.