2 Prill, 2023

“Ne zhdukëm Saliun”, Bushati e Shkullaku sulmojnë Yuri Kim: Pse nuk flet për Erion Veliajn?

 “Ne zhdukëm Saliun”, Bushati e Shkullaku sulmojnë Yuri Kim: Pse nuk flet për Erion Veliajn?

Dy analistët Armand Shkullaku dhe Andi Bushati, të rreshtuar hapur pro lëvizjes së Sali Berishës, kanë sulmuar ambasadoren amerikane Yuri Kim.

Ata shprehen të habitur përse ajo nuk po reagon për Erion Veliajn, që është përfshirë në një betejë të hapur me Armando Dukën, ku nuk kanë munguar edhe presionet, shantazhet dhe fyerjet nga ana e Veliajt, për ata që janë me Dukën.

“Di gjë njeri a pati ndonjë reagim nga ambasada për betejën e këtij të bashkisë me Krishtin, Muhametin dhe ko*et e Sul Memës”, shkruan me ironi Shkullaku.

“Po ai është i ambasadës, e thoshte dhe në përgjim, ne zhdukëm Saliun e paprekshëm, jo më Dukën”, i përgjigjet Bushati.

Kujtojmë që prej vitesh, Shkullaku e Bushati kanë qenë këshilltarë mediatikë të Bashës, por pas përjashtimit të Berishës nga PD, ata kaluan me Berishën dhe tashmë janë kthyer kundërshtarë të ashpër të Bashës.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *