4 Qershor, 2023

Ne që e kemi mbështetur Berishën, sot na vjen turp prej tij

 Ne që e kemi mbështetur Berishën, sot na vjen turp prej tij

Nga Namir Lapardhaja

Dështimi është i dhimbshëm, çon në dhunë.

E trishtë të shikosh Sali Berishën që të pushtojë partinë e tij, duke besuar se të drejtë ka vetëm ai, se ekziston vetëm e vërteta e tij.

Tashmë PD kërkon që të ketë jo vetëm lëvizje antiamerikane, por edhe godinë antiamerikane.

Ai thjesht bëri atë që ka lejuar të bëhet në kohën e tij -që tjetrit t’i pushtohet prona e shtëpia se dikush është i fortë, se beson se i takojnë të gjitha.

Ai bën pikërisht të kundërtën e asaj për të cilën u themelua PD -për të respektuar mendimin ndryshe, për të respektuar institucionet.

Tashmë çdo demokrat i qetë e ka të vështirë të akuzojë Ramën se shkel ligje, se nuk respekton vendimet e gjykatave edhe kur dënohet në Arbitrazh apo Strasburg.

Edi Rama është tashmë një mbret, që sheh cirkun fatkeq në oborrin e PD-së.

Çdonjëri prej nesh që voton PD, që ka mbështetur Berishën, duhet të ndjehet i trishtuar, pasi Berisha dha një spektakël dhune dhe force.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *