Në kërkim, por Klodian Zoto pi kafe i qetë në mes të Tiranës: Ja lokali ku ndodhet dhe pse është lehtë të verifikohet

Një tjetër foto e Klodian Zotos ka dalë në media. Ai shfaqet krah babait të tij, kineastit Agim Zoto duke pirë kafe.
Kjo është foto e dytë që qarkullon këto ditë e personit më të kërkuar për hetimin e inceneratorëve. Për Zoton ka një urdhër arresti nga SPAK.
Nuk dihet nëse fotot janë të këtyre ditëve. Nese foto eshte bere ditet e fundit, apo me heret, eshte kollaj e verifikueshme, pasi e gjithe zona eshte e mbuluar me kamera sigurie.
Lokali që shfaqet në dy fotot e qarkulluara ndodhet afër Urës së Tabakëve dhe është pronë e babait të Klodian Zotos.
Për shkak të afrisë me Kuvendin, ky ambjent eshte i frekuentuar dhe nga deputetet, keshtu qe verifikimi është edhe më i lehtë.