2 Dhjetor, 2022

Ne Kanan Tafilët e politikës shqiptare

 Ne Kanan Tafilët e politikës shqiptare

Nga Agron Gjekmarkaj

“Gjuha më shumë se gjithçka tjetër jep shpesh dritën ose mjerimin e një kohe” është kjo një thënie e shkrimtarit Ismail Kadare ! Në një dite me shi si kjo e sotmja me kapi një makth vetperbuzjeje teksa reflektoja mbi cilësinë e gjuhës që përdor e që përdorim yshtur nga kjo frazë e madhe!

Gjuhë mushk e perkufizonte Gjergj Fishta atë lloj gjuhe që nuk shpreh, që nuk thotë që nuk flet, që nuk trasmeton ! E veshtirë , sizifiane ta perkufizosh gjuhen në amzën e saj por ja ndiej mjerimin kohës ( mbase vetes më shumë) dhe sigurisht gjuha na e nxjerr në pah brendinë !

Nuk di në është gjuhe politike, parlamentare , gjuhe faji kjo e imja, kjo e jona, gjuhe dele, gjuhë dhi, gjuhe cjap, gjuhe lope, gjuhe demi, gjuhe keci apo qengji, gardaline apo sorre apo një ditë njëra e një dite tjetra ajo që përdor e përdorim në të folurën publike apo me njëri tjetrin?!

Por një gjë e ndiej, aftesinë e saj për të na izoluar nga njerzit të cilen nuk na kuptojnë më dhe flasin tjetersoj. Nuk gjejme perkthyes nuk gjejm derman. Gjuha jonë, komunikimi qe lind prej saj ka humbur thagmen për të rrokur të vertetat e kohë s. Gjuha jonë sidomos kjo e politikes kercet si teneqe dhe ska asnjë emocion!

Patetika e saj si sherbet ballkavaje provokon perzierje. Ndonjehere leshon zhaurimen e bidese kur tenton kumbimin prekes. Ajo mban erë hudher e qepe! Ajo e ka llapen e gjate e lepin genjeshtren si femija akulloren. Fuqia e saj aktoriale është e dobet qoftë edhe për te luajtura teater!

Kulturen e sheh si armik , dijen po kaq, të ndershmen më shumë. Gjuha nuk shkaktoka me skuqje e zverdhje. Dilka ajo si hingellime , si nevoje për të nxjerre tinguj sesa per të interpretuar veten, tjetrin ne kontekstin e gjeografisë dhe kohes. Gjuha e perkufizon dinjitetin dhe mungesen e tij, ajo e nderton servilizmin ajo, e ndjell interesin, ajo e justifikon abuzimin!

Kodet e saj të rreme e relative e tolloshisin njerzine. Kodoshlleku i saj po vaksionon masat. Por ështe po gjuha që kap aspiratat e shoqerisë, horizontet e saj e po kaq ngecjet, moden e qellimin e dites.

Dikush mendon se nepermjet gjuhes e fsheh qellimin e ka gabim, gjuha ja nxjerr ne pah ate, dikush që me të justifikon hallin por në fakt e le atë pa mbrojtje, të tjerë besojnë se gjuha të ndihmon të mbulosh genjeshtren në fakt ajo ta nxjerr atë në pah!

Thatesia e njomesia e saj bëjnë të njëjten gjë per karakterin njerzor. Gjuha e perkufizon mirnjohjen po kaq mungesen e saj. Në Kryeqytet gjuha duket e panevojshme. Në një konvencion të plotë reduktiv është shnderruar ajo. Me mire e perdor atë një bujk, një peshkatar, një bari që funksionin e saj primordial.

Ajo e tyre shkakton buzqeshje, gezim, hidherim , i bën bashke e largon me natyralitet.Ne qe merremi me politike jemi atentatoret e gjuhes , Kanan Tafilet e saj dhe shperdoruesit sigurisht. Ne jemi mjerimi i kohes, fakt që gjuha e ben të zhurmshem.
E pat parashikur Italo Calvino shkrimtar italian ne “Leksionet e tij amerikane” që gjuha po ezauron vetveten, fjala po behet atentatore e saj se me gjasë barku ka marre të gjitha funksionet e kokes dhe të zemres. Barku udheheq shtetin, qeverine, partite ndaj gjuha ka kete cilesi ate te zhurmave qe ai prodhon.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *