2 Shkurt, 2023

Në kampin e Fatos Nanos fillon festa, do të firmoset nga 20 deputetë si kandidat për president

 Në kampin e Fatos Nanos fillon festa, do të firmoset nga 20 deputetë si kandidat për president

Pavarësisht se deri tani mendohej se do të ishte grua presidenti i ri i Republikës, sot mësohet nga burime konfidenciale se po kërkohet të merren firmat e 20 deputetëve të PS për të kandiduar ish-kryetarin e PS-së, Fatos Nano.

Fatos Nano ka qenë në burg në vitet e pushtetit të Sali Berishës. Me pas dy herë kryeministër.

Ai ka manifestuar ambicjen e tij për tu bërë president Republike, ku ka kandiduar por nuk mori votat për të vazhduar raundet e tjera.

Momentalisht Fatos Nano është në pension politik.

Kandidatura e tij nëse zyrtarizohet mund të marrë edhe votat e grupit të ish-kryeministrit Berisha, sepse pas vitit 2005 ka patur marrëdhënie miqësore me ish-liderin demokrat.

Edhe PS, siç konfirmoi Damian Gjiknuri, do e votojë atë për president, nëse përzgjidhet kandidat.

Tani pritet si do shkojnë gjërat.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *